17,05,2024

“Feniks” dhe Eli-Ab edhe një gurëthemel të ri për familjen Hajdari

Must Read

Shoqata Humanitare “Feniks” nga Ferizaj vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve pa strehë. Kësaj radhe kanë bashkuar vullnetin dhe mjetet me Qendrën Tregtare “Eli-Ab” për të bërë me strehë familjen 4 anëtarëshe Hajdari nga Ferizaj, e cila jetonte në kushte të rënda dhe në shtëpi të dëmtuar.
Kreu i shoqatës, Milaim Jashari ka thënë se vëllezërit Sopa, pronarë të Qendrës Tregtare ‘Eli-AB’, kanë përzgjedhur këtë familje për ta bërë me strehë, ndërsa kanë në plan të ndërtojnë edhe disa shtëpi për nevojtarë tjerë.
“Unë falënderoj vëllezërit Sopa për këtë mbështetje që po ofrojnë për familjet që kanë probleme me banimin. ‘Eli-Ab’ do të finansojë ndërtimin edhe të disa shtëpive dhe ne hapin e tyre vetëm mund ta përshëndesim” , ka thënë Jashari.
Emin Azemi, përfitues i kësaj shtëpie ka falënderuar shoqatën dhe donatorin për këtë ndihmesë, duke thënë se ka jetuar në kushte të rënda, në një shtëpi të vjetër.
“Unë falënderoj shoqatën dhe ‘Eli-Ab”-in që po më ndërtojnë shtëpinë, të cilën nuk kam pasur mundësi ta ndërtoj me mjete të mia, sepse, jamë në gjendje të rëndë dhe kam një fëmijë të sëmurë”, ka thënë Emini.
Drejtues të shoqatës kanë thënë se përveç ndërtimit të vrazhdtë, do të bëhet edhe suvatimi dhe mobilimi i kësaj shtëpie. Sipas, parallogaritjeve, kjo shtëpi do të kushtojë 16 mijë euro, 12 mijë euro ka dhuruar donatori, ndërsa 4 mijë tjera shoqata. Besohet se brenda pak ditësh, familja e Emin Hajdarit do të nisë jetën e re në kushte të mira, transmeton Tv Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img