27,12,2024

Fëmijëve me gjendje të rëndë sociale do t’iu festohen ditëlindjet

Must Read

Sektori i Rinisë, që funksionon në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, ka ndërmarrë një iniciativë bamirëse dhe solidare.

Udhëheqësja e këtij sektori Dashurie Ahmeti, tha se kanë nisur një aktivitet i cili ka për qëllim festimin e ditëlindjeve të fëmijëve që jetojnë me asistencë sociale. Ajo theksoi se përmes kësaj synojnë që edhe fëmijët me kushte më të rënda ekonomike të përjetojnë ndjenjën e festimit të ditëlindjes me bashkëmoshatarë.

“Kemi me i festu ditëlindjet e fëmijëve të lindur në dhjetor që janë fëmijë të familjeve që janë përfitues të skemës sociale, e kemi diskutu gjatë këtë idenë tonë dhe bashkërisht me vullnetarët e sektorit të rinisë të qendrës rinore sot do ta festojmë ditëlindjen e parë në fshatin Gaçkë dhe po besoj se do të jetë ndjenjë e mirë për fëmijën që e feston ditëlindjen e shtatë. Kemi marrë këtë inciativë pasi ndonjëherë kur ke vështirësi ekonomike nuk je në atë pozitën që mund ta realizosh një ditëlindje për fëmijë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se kjo inciativë është mbështetur nga kompania “Metal Laçi” dhe disa kompani të tjera.

“Këtë inciativë financiarisht e ka mbështetur kompania “Metal Laçi”, si gjithmonë në çdo fundvit është i gatshëm të bashkëpunoj me neve, edhe ëmbëlsirat që do të blehen do të mbështeten nga ky biznes që e falënderoj për mbështetjen që na e jep, po ashtu ka edhe biznese të tjera që kur folim për këto inciativat e tona bizneset nuk është se hezitojnë, ka tri vite që bashkëpunoj me shumë biznese  në forma të ndryshme, kështu që vetëm ekziston një vullnet nëse don me realizu një inciativë dhe që je transparent me bizneset ata nuk hezitojnë. Këto para që i ka dhënë vet kompania “Metal Laçi” është  kontribut i familjarëve  kështu që edhe vitin e kaluar na ka mbështet me një projekt të “Doën Sindroma”, unë falënderoj këtë kompani, po ashtu është edhe kompania “Kosova e Re” dhe një kompani ndërtuese që nuk mund t’ia them emrin pasi më ka thënë që mos me ia publiku”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se lista e fëmijëve nën moshën 11 vjeçare është marrë nga Qendra për Punë Sociale, ndërsa kjo inciativë do të zgjasë varësisht gjetjes së donatorëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img