Lajme

Fëmijët e Luginës së Preshevës të lindur në Kosovë, regjistrohen në Tiranë

By FerizajPress

August 15, 2017

Kjo po paraqet problem për nënat që lindin për herë të parë, sepse detyrohen të lindin në Vranjë, ku nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë, ose të udhëtojnë për në Tiranë

Në maternitetin jashtë spitalor në Preshevë nuk realizohen lindje e para dhe ato udhëzohen për në spitalin rajonal të Vranjës, e ku nuk ka asnjë shqiptarë të punësuar.

Ndërsa të porsalindurit nga Lugina në maternitetet e Kosovës nuk mund të regjistrohen në regjistrat civilë në Serbi meqë Serbia nuk e njeh Kosovën shtet.