11,01,2025

Federata Evropiane e Gazetarëve mbështetë nismën për mbrojtje të gazetarëve në Kosovë

Must Read

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ ) raportoi se Shkelqim Hysenaj, kryetar i AGK-së si dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi arritën marrëveshje për të mbrojtur gazetarët dhe profesionistët e tjerë medial kur rastet e sulmeve dhe kërcënimeve arrijnë te prokuroria.

Gjatë diskutimit, kryetari i AGK-së shprehu brengat e gazetarëve duke thënë se gazetarët punojnë në një ambient të pasigurt për shkak të mosefikasitetit të sistemit të drejtësisë, shkruan EFJ.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi nënshkroi vendimin më 9 mars 2017 duke caktuar një prokuror nga zyra e tij që të jetë koordinator i rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve tjera ndaj gazetarëve. Lumezi po ashtu ka kërkuar nga prokuroritë e qyteteve të tjera që të caktojnë nga një prokuror të cilët do të njoftojnë vazhdimisht koordinatorin në Prishtinë.

Prokurori i caktuar si koordinator do të mbajë një databazë me rastet e gazetarëve dhe do të njoftoj kryeprokurorin për këtë gjendje për çdo muaj.

FEG është themeluar në vitin 1994 dhe përfaqëson më shumë se 320,000 gazetarë nga 71 asociacione të gazetarëve, përgjatë 43 shtete.  AGK është anëtarësuar në këtë organizatë më 11 mars 2016. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img