12.02.2018. Sot në ambientet sportive të Kolegjit AAB, Federata e Volejejbollit e Kosovës në bashkëpunim me #MKRS, ndau çmimet/mirënjohjet sportive për vitin 2017 në volejboll.
Sot, në ambientet e Kolegjit AAB, Federata e Volejbollit e Kosovës organizoi ceremoninë e ‘Laureatëve të vitit 2017’.
Tek klubet e meshkujve, trajneri më i mirë u shpall, Arsim Lohaj i Lubotenit, ndërsa tek klubet e femrave u shpall, Lorik Ilazi i Dritës.
FVK-ja për herë të parë shpalli edhe çmimin e talentëve të Diasporës, ku u zgjodhën: Fatijon Tasholli (Itali) dhe Leon Dervishaj (Zvicër).
Gjyqtarët më të mirë të vitit u zgjodhën: Ardian Ibraj dhe Istref Elezaj.
Tek femrat, më e mira u shpall Adelajda Prenga nga KV Drita. Ndërsa në formacionin e vitit u zgjodhën këto lojtare: Rukije Muja (Korrektore), Egzona Geci (Qendër), Fjolla Shabani (Qendër), Blinera Jaha (Pasuese), Sherife Behrami (Pranuese), Nazmije Ibrahimi (Pranuese) dhe Adelajda Prenga (Libero).
Tek meshkujt, më i miri u shpall Bardhyl Hajdaraj nga KV Peja. Ndërsa në formacionin e vitit u zgjodhën këta lojtarë: Bardhyl Hajdaraj (Korrektor), Durim Rexhepi (Qendër), Ilir Xhemshiti (Qendër), Driton Bytyqi (Pasues), Skënder Lajqi (Pranues), Faton Mustafa (Pranues) dhe Armend Berisha (Libero).