28,11,2024

Federata e Futbollit të Kosovës zotohet të ndihmojë në ndërtimin e fushës së futbollit

Must Read

Hani i Elezit. 12.02. 2019. Kryetari i komunës Rufki Suma, priti në takim pune Presidentin e FFK-së, z.Agim Ademi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi e njoftoi kryetarin Suma se qëllimi i vizitës është njohja për së afërmi me problemet me të cilën ballafaqohet Komuna e Hanit të Elezit në zhvillimin e aktiviteteve sportive e në veçanti me sportin e futbollit.
Ndërsa për kryetarin Suma, është qëllim që për të rinjët e komunës gjithnjë e më tepër të ju sigurohet kushtet sa më të mira për aktivitet sportive, trasnmeton Hani Elezit.net
Në këtë kontekst ndërtimi i fushës së futbollit do të jetë një hap i madhë në masovizimin e sportit te të rinjët.
“Për këtë qëllim është dizajnuar projekti në vlerë mbi 218.000,00 euro dhe kanë filluar punimet përgatitore dhe janë siguruar mjete nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, 50.000,00 euro dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 50.000,00 euro” tha kryetari Suma.


Ndërsa Presidentin e FFK-së, z.Agim Ademi e njoftoi kryetarin Suma se edhe Fedetrata e Futbollit e Kosovës do të përkrahë nga buxheti i saj ndërtimin e fushës së futbollit në mënyrë që projekti të përfundojë brenda vitit.
Në takim ku ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani dhe Kryetari i KF “Sharri” Mexhait Kalisi u arrit pajtimi për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të promovimit sa më të mirë të sportit te të rinjët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img