22,12,2024

FC Ferizaj tejkalon problemet

Must Read

Fitorja 4:0 ndaj Renovas dhe 3:1 ndaj Trepçës në dy ndeshjet kontrolluese të zhvilluara brenda pak ditëve në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, ka bërë që Ferizaj t’i lë anash problemet që kishte dhe tash të fokusohet te lufta e ashpër që i pret në pranverë.

Njëri nga futbollistët më me përvojë tek Ferizaj, Taulant Dajaku në një bisedë për Gazetën “Zëri” ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Ferizajt për këto 6 muaj, derisa beson shumë se do të arrijnë objektivin, pra mbijetesën.

“Kam kontratë deri në qershor dhe do e respektoj kontratën. Do të jem aty duke shpresuar se do të bëjmë si ekip një sezon shumë të mirë dhe duke besuar gjithashtu se fati që na kishte braktisur në sezonin e parë të jetë me ne që të bëjmë një kampionat të mirë dhe të arrijmë objektivat që kemi”, ka thënë Dajaku i cili në sfidën ndaj Trepçës realizoi dy gola duke dëshmuar kështu që po kalon formë të mirë.

Ferizaj vjeshtën e mbylli në pozitën e 10 me 18 pikë, pozitë kjo e vështirë por kampi ferizajas ka besim se do të mbijetojë

“Sigurisht se nuk do të dorëzohemi pasiqë gjithë mundësitë janë. Të shpresojmë që do të jemi në element që nga fillimi i kampionatit dhe të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat”, ka përfunduar Dajaku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img