20,04,2024

FC Ferizaj me peticion për stadiumin e ri

Must Read

Ferizaj po ballafaqohet me një situatë të pazakontë, nuk ka stadium të vetin dhe ky është shqetësimi më i madh jo vetëm për klubin por të gjithë qytetarët.

Stadiumi ku stërvitin dhe zhvillojnë ndeshjet kampionale, është pronë e AKP-së (Agjencisë Kosovare të privatizimit).

 “Ferizaj konsiderohet qytet i rëndësishëm i Kosovës, si në aspektin ekonomik, kulturor, gjithashtu edhe në aspektin sportiv.

Në qytetin e Ferizajt, sporti më i popullarizuar është loja e futbollit, me lojën e futbollit në mënyrë aktive merren një masë e madhe e të rinjve ferizajas, këta të rinj ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër klube dhe shkolla të futbollit.

Sot në qytetin e Ferizajt aktiv janë klubet FC Ferizaj, FC Dinamo, FC Çeliku, FC Vizioni, FC Kastrioti si dhe FC Tefik Çanga.
Ferizaj përkundër të mirave ka mungesa dhe probleme serioze me infrastrukturën sportive e cila është e domosdoshme për punë normale të klubeve.

Qyteti i Ferizaj aktualisht disponon me vetëm një fushë futbolli dhe aty aktivitetet stërvitore dhe ndeshjet zyrtare si dhe ndeshjet me karakter tjetër i zhvillojnë të gjitha klubet e apostrofuara më lartë.

Loja e futbollit tani më ka marr një dimension tjeter, loja e futbollit po evaluon edhe në komunën e Ferizajt.
Qyteti i Ferizajt e meriton një stadium dinjitoz, qyteti i Ferizajt me kohë ka ndarë zonën sportive për ndërtimin e stadiumit të qytetit po në këtë zonë.

Me datë 16 Korrik 2022 në lokalet qendrës stërvitore është mbajtur takim me qytetarë dhe sportist të vlerësuar nga qyteti i Ferizajt me ç`rast u vendos për të inicuar nënshkrimin e peticionit – për ndërtimin e stadiumit të ri “Ismet Shabani” në lokacionin prapa palestrës së sportve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Nga ky takimi u zgjodh Këshilli iniciues për nënshkrimin e peticionit dhe zëdhënësi i grupit për komunikim me publikun.
Anëtarët e këshillit iniciues për nënshkrimin e peticionit për ndërtimin e stadiumit të ri futbollistik në lokacionin prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj: 

1). Agim Bytyqi – Mjek    
2). Hamdi Qerimi – Ekonomist      
3). Abdurrahim Islami – Avokat 
4). Përparim Veliu – Veteran futbolli     
5). Liridon Jetishi – KF Çeliku    
6). Arsim Abazi – Veteran futbolli 
7). Genc Hyseni – KF Dinamo    
8). Driton Spahiu – Tifozeria Ujqit     
Zëdhënës i grupit inicues:
Agron Selmani 044/378-570njofton FC Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img