Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor i kombëtarës së Kosovës në Boks, kështu ka njoftuar nepërmjet faqes zyrtare në facebook Federata e Boksit e Kosovës.
Faton Xhakli është i njohur për sportëdashësit si sportist i sporteve marciale, kampion e nënkampion i shumfisht i boksit, kampion e nënkampion i Kikboksit dhe kampion i karatesë apo mjeshtër me brez të zi 1 DAN.
Aktualisht Fatoni ka nje klub privat të Boksit në Ferizaj, Klubin e Boksit “NITRO”, ku ka nxjerre shumë talentë të rinjë që sot janë kampion të boksit në Republikën e Kosovës dhe në gara Ndërkombëtare
Ja postimi i plotë i Federatës së Boksit të Kosovës:
FEDERATA E BOKSIT E KOSOVES MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT TË BORDIT
Me 02 Maj 2024 bordi i Federates së boksit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregulltë ku ndër pikat kryesore ishte përzgjedhja e selektorit për grupmoshat senior.
Pasi bordi shqyrtoi kandidaturen e aplikuesve, dhe me vota të bordit selektor i kombëtares së seniorëve u zgjodh Faton Xhakli.
Pasi posti i selektorit të femrave mbeti i zbrazët ushtrues detyre u emertua trajnerja Marjola Sallauka.
Pika tjeter ishte mbajtja e Kampionatit individual per senior (youth) dhe junior 2024 ne Gjilan ku u diskutua për mbarëvajtjen e turneut ku u cilsua si një ndër kampionatet me boks të mirë dhe cilsorë ku kishte pjesëmarrje massive e klubeve të boksit që jane nën ombrellen e FBOXK.
Pjesë e diskutimit ishte edhe organizimi i Turneut ndërkombetar “Lah Nimani” që do të mbahët gjatë këtij muaji.