19,12,2024

Faton Topalli flet rreth ndarjes së VV’së në Kuvend

Must Read

Grupi i të dorëhequrve të Lëvizjes Vetëvendosje bëhet me grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë deputetë të Vetëvendosjes, siç ka raportuar koha.net, e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar. Deputeti Faton Topalli ka folur për Express për këtë çështje.
10 deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Për krijimin e këtij Grupi ka folur për Express deputeti Faton Topalli, emri i të cilit edhe figuron në këtë listë.

Ai nuk ka dashur të jap shumë detaje për këtë, por ka pranuar se diçka ka ndodhur.

“Nuk mund të them po ose jo. Kjo edhe mund të ketë ndodhur. Por, unë nuk e di. Zyrtarisht nuk jam njoftuar ende. Por, kjo edhe do të ndodh ose mund të ketë ndodhur” , ka thënë Topalli për Express.

Kurse sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë se ende kërkesa nuk ka shkuar zyrtarisht në administratën e Kuvendit të Kosovës.

“Lidhur me çështjen e ngritur, në administratë nuk kemi pranuar kërkesë për grup të ri parlamentar. Deri më tash s’ka asnjë kërkesë zyrtare apo diçka për ndarjen e këtij grupi”, ka thënë Krasniqi për Express.

Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:

1. Visar Ymeri
2. Dardan Molliqaj
3. Dardan Sejdiu
4. Dukagjin Gorani
5. Aida Dërguti
6. Shqipe Pantina
7. Faton Topalli
8. Fisnik Ismaili
9. Driton Caushi
10. Donika Kadaj

Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar.

Administrata e Kuvendit pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë krijimin e grupit të ri parlamentar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img