28,12,2024

Fatmir Limaj: Vetëvendosje lëndoi mirëbesimin e aleatëve

Must Read
Fatmir Limaj

Lajmi.net: Një vlerësim të gjendjes së përgjithshme vitin që po e lëmë pas?

Fatmir Limaj: Kemi kaluar një vit të çuditshëm, të jashtëzakonshëm, qoftë në planin institucional ose veprimtarisë politike.

Do të doja që sot t’i rendisja disa nga rezultatet pozitive që ka kaluar vendi, do të isha i lumtur që do të mund t’i përmendja gjërat e mira që kanë ndodhur dhe kanë pasur impakt në përmirësimin e jetës, por e kam vështir të gjej qoftë një të arritur. Në përmbyllje të këtij viti, nëse kthehemi prapa, në planin ekonomik në vitin 2015-2016  Kosova ka humbur 25 mijë vende të punës, e jo që s’ka hapur. Nëse kthehemi prapa pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare asnjëherë s’ka qenë më keq se që është sot. Nëse shohim brenda, shikoni shëndetësinë, që është përkeqësuar. Qytetarët vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë Kosovës dhe shpenzohen miliona euro. Dhe nuk ka asnjë politik që të garanton se këtu ka filluar një reformë në shëndetësi dhe rezultatet e saj priten pas një ose dy vite. Nuk është bërë asnjë veprim për ta ndryshuar gjendjen. Kemi një koalicion pa një vizion pa një politik të qartë, pa objektiva. Një qeveri e mençur ndan prioritetet, më thoni mua cili është prioritetet i kësaj qeveria që e njeh çdo qytetarë i Kosovës. Këta nuk kanë asnjë prioritet. Pra këta nuk kanë asnjë hap konkret dhe asnjë rezultat. Është bërë hapa prapa, shërbimet janë përkeqësuar. E vetmja luftë bëhet pozicionimi i njerëzve në skemën e njëjtë. Probleme dhe skandale ka pasur vazhdimisht. Sa i përket arsimit mund të flasim për ditë të tëra, por mjafton raporti i PISA-s. Atë që ne e kemi paralajmëruar se po hapen universitete të votës për qëllime elektorale, po del e vërtet. Shihni shkollat e mesme, fakultetet dhe universitetet, mësimdhënësit. Është devalvuar arsimi në tërësi në këtë vend. Praktikisht janë hapur universitete si strehë sociale që djemtë dhe vajzat tona të reja mos të shihen si fuqi pune në numër,  por thjesht t’i dërgojmë nëpër universitete për të thënë që janë të angazhuar. Ky ka qenë qëllimi që nga dita e parë. Nuk po shohim reformë, dhe nuk ka asnjë hap konkret që jep me shpresu se do të bëhet reformë. E vetmja çka bëhet, kush ku do të jetë rektor. Nëse dalim në zhvillimet tjera, është fjala për dialogun. Nga 2011 deri sot të gjitha energjitë që janë shpenzuar, dialogu me Serbinë. Ta kthejmë kokën prapa dhe ta shohim cili është bilanci. Na kanë thënë bisedime teknike, na dolën politike, na kanë thënë se kanë vdekur pikat e Ban ki Moon, u bënë 16 pika. Janë shtuar pikat. Na kanë thënë se po indeksohet veriu, mirëpo kemi dezintegrim. Doganat janë nda, tatimet janë nda, çështja e sigurisë është nda, drejtësia po ndahet në baza etnike, distribucioni elektrik po ndahet, në fund edhe telekomunikacioni. Do të ketë telekom serb andej. Kulmi i krejt kësaj ndarje ka qenë marrëveshja për asociacionin, që kjo ndarje faktike që është atje të formalizohet për ta ndërtuar një institucion që do t’i mbikëqyr këto, për të qenë vendimmarrës në atë vend të Kosovës. Për të mos mjaftuar kjo, jemi dëshmitar që atje na mbiu një muri. Dhe çka bëhet me murin? Bëhet debat sa është i shkurt, sa është i gjatë e i gjer. Muri ka vetëm një simbolik, s’është me rëndësi gjatësia e gjerësia, ndarjen. Dhe çka ndodhë, sepse kur shkon me politikë mashtruese, këta dalin në parlament thonë nuk do të lejojmë ndërtimin e murit. Muri është ndërtuar, pastaj hedhin përgjegjësin kush është fajtor për murin. E udhëheq qeverinë qendrore dhe kërkon llogari nga kryetrari i komunës është jo serioze. Mua më jep të drejt se këta kanë bërë marrëveshje të fshehtë. Të lenë me dyshu se këta kanë bërë edhe marrëveshja tjera përveç murit.

Lajmi.net: Për herë të parë Drenasi ka shkuar në balotazh. A e keni analizuar pse keni humbur?

Fatmir Limaj: Mendojmë se NISMA ka arritur një fitore të madhe, mbi të gjitha qytetari i Drenasit ka treguar që është për ndryshim, sepse mbi 55 për qind të votave në raundin e parë kanë qenë për ndryshim, dhe ky është një rezultat i madh. Pavarësisht tendencave për ta mbuluar, për herë të parë në kutit e votimit është lexuar që 55 për qind të qytetarëve të Drenasit kanë votuar kundër subjektit që ka qeverisur për 16 vjet. Raundi i parë i zgjedhjeve është vota reale, raundi i dytë nuk ka votë për një subjekt. E dinë mirë ata që merren me këtë punë, raundi i parë është vota reale. Raundi i dytë është kombinatorik, diku funksionon, diku jo. Në atë koalicionin që e bëmë në Drenas ndodhën disa gjëra të çuditshme dhe nuk shkoi vullneti i qytetarëve të Drenasit deri në fund.

Lajmi.net: Çfarë gjërash të çuditshme kanë ndodhur?

Fatmir Limaj: Qytetarët e Drenasit u ballafaquan me një presion të jashtëzakonshëm prej shtetit. Prej presidentit, qeverisë, agjencioneve, drejtorive. Krejt çka ka pasur shteti ato ditë kanë qenë në Drenas mos ta lejojnë fitoren. Besoj që i keni parë fotografitë, atje kanë ndodhur gjëra të ndryshme, ne jemi duke punuar në atë drejtim dhe duke mbledhur informata. Te qytetarët e Drenasit ka qenë një presion i jashtëzakonshëm për të mos ndodhur ndryshimi. Unë besoj se ata kanë votuar ndryshimin dhe ky është një sinjal i mirë, dhe ndjehemi mirë që i kemi prirë ndryshimit dhe është hap debati për herë të parë në Drenas dhe qytetarët kanë kërkuar llogari dhe Drenasi ka treguar se nuk e ki më votën e rezervuar dhe shkon e merr. Efekti i asaj që ka ndodhur në Drenas do të shihet së shpejti edhe në komunë tjera.

Lajmi.net: Keni paralajmëruar padi për presidentin, pasi konsideroni se ka marr pjesë në fushatën zgjedhore në Drenas. A keni siguruar fakte relevante?

Fatmir Limaj: Involvimi i tij në fushatën elektorale është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ne e kemi përcjell masën e involvimit të tij se sa dhe jemi duke i gjetur argumentet. Nuk ka asnjë dilemë se ai njeri ka bërë ndërhyrje në procesin zgjedhor në Drenas, qoftë takimet me arsimtar. Imagjino presidenti i Kosovës i thërret kryetarët e fshatrave të Drenasit i merr me veturë i qon në presidencë dhe ua qet një kafe dhe e bënë një fotografi me ta. Kjo ka ndodhe në fushatën në Balotazh. Ne kemi shikuar për fakte dhe prova, nuk është lehtë të faktohen ato prova, sepse ajo që është fakt për mua, në gjykatë duhet të jetë provë dhe duhet të jetë shumë profesionale.

Lajmi.net: Para disa dite doli një sondazh. Mendoni që ju nxjerri korrekt si fuqi politike?

Fatmir Limaj: Së pari 17 deri 21 nuk votojnë, mirëpo te prezenca  tyre ne jemi mirë, është diçka pozitive. Ne e kemi bërë sondazhin tash me një organizatë jashtëzakonisht serioze dhe NISMA është dyfishuar, e vetmja parti politike që është dyfishuar është NISMA. Vitin që po e lëmë prapa jemi shndërruan nga një iniciativë në parti politike, kemi mbajtur një kuvend transparent dhe kemi zgjedhur organet qendrore dhe ka filluar një aktivitet si parti politike. Kjo ka pasur impakt tek qytetarë. Efekti i parë është Drenasi dhe sondazhi i fundit tregon se kjo ka dhënë rezultate. Kjo paralajmëron diçka, se si parti politike vitin e ardhshëm do të luajmë një rol të jashtëzakonshëm.

Lajmi.net: Qysh po ju shkon koalicioni me AAK-në?

Fatmir Limaj: Ne kemi një koalicion në nivel qendror, sepse besojmë në ndryshim dhe bashkimi i këtyre forcave e ka kërkuar koha. Vendi është duke u qeverisur nga një koalicion arrogant dhe aventuresk, opozita me qëndruar në njërën anë, është papërgjegjësi. Me pa vendin kaq keq, dhe me pa vendim pik e pesë, është pa përgjegjësi nëse opozita qëndron indiferent. Ne mund të mos pajtohemi në shumë gjëra, por ne e kemi obligim t’ia ofrojmë ndryshimit këtij vendi, e nëse bashkohemi mund ta largojmë këtë keqqeverisje. Kjo ka qenë motivi kryesor që ne si NISM dhe AKK e kemi nisur, duke lënë dyert e hapura edhe për parti tjera. Ne besojmë se ka vend dhe hapësirë që edhe forcat tjera politike që nuk pajtohen duhet të bashkohen.

Lajmi.net: LDK doli nga koalicioni në mes partive opozitare. Mendoni se hubi mundësia për ndryshim?

Fatmir Limaj: Secili e merr përgjegjësinë për veprimet e veta politike dhe është sovran. Ajo çka mund të them, është se mundësia që iu ofruar vendit për ndryshim, nuk e quan deri në fund. Pat një mundësi ideale, por veprimi i LDK-së për të shkuar në koalicion me PDK-në e mbyti shpresën dhe vazhdojë keqqeverisja. Shpresoj se qytetarët do ta shohin për t’i ndëshkuar.

Lajmi.net: A keni përafrime me AKR-në e Pacollit?

Fatmir Limaj: Vizioni jonë është me i bashku forcat. Individ, intelektual, listat dhe të gjithë ata që janë të interesuar ta ndryshojnë vendin, mund të bashkohen. Kështu e shohim edhe AKR-në.

Lajmi.net: Me Vetëvendosjen?

Fatmir Limaj: Kemi provuar, mendoj që ka pasur dëmtime, është lënduar mirëbesimi. Shpresoj se kjo të tejkalohet, por ka lëndim të madh në mirëbesim të funksionimit. Ka ndodhur disa gjëra që e kanë lënduar funksionimin e mirëbesimit.  A do të tejkalohet, koha do të tregojë. Disa veprime që janë bërë e kanë lënduar mirëbesimin e aleatëve. Kur jeni aleat, duhet të jeni dy, dhe jo t’iu ndodhë diçka aleatëve dhe në anën tjetër të ndodhin veprime që nuk i takojnë partneritetit. T’ia lëmë kohës nëse ka vullnet për ta shëruar atë lëndim të mirëbesimit.

Lajmi.net: A do të dilni edhe nëpër komuna në koalicion me AAK-në?

Fatmir Limaj: Njëherë kemi vetëm në nivel qendror, më vonë do të shohim. Ka vende specifike, si Drenasi që na mbështeti AAK, edhe ne mund ta mbështesim AAK-në. Këto janë në raste të veçanta, nuk kemi marrëveshje për nivele lokale. NISMA synon të ketë kandidat në të gjitha komunat.

Lajmi.net: Abritrazhi mund t’ia marr Kosovës 30 milionë euro për shkak të një kontrate.

Fatmir Limaj: Mendoj se duhet të pyetet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kjo është ekskluzivisht e kësaj ministrie dhe e kryeministrit. Shihni ligjin për Ndërmarrjet Publike. Kryeministri, MZHE-ja, bordi pastaj kanë përgjegjësinë. Janë dy momente që duhet të ndahen. Duhet të flitet për kontratën, është shterë debati për kontratën, a ka qenë e mirë, a s’ka qenë e mirë, është temë tjetër. Ndërsa Arbitrazhi është diçka tjetër. Nëse institucionet kanë bërë një kontratë dhe për vite të tëra është inplementu, dhe një moment të caktuar nuk implementohet, natyrisht që dënohesh. Dhe këtu duhet të kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e institucionit që nuk e kanë implementuar kontratën. Ne s’kem çka flasim për Arbitrazh, duhet të flasim për këta njerëz që drejtojnë këto ndërmarrje publike dhe janë përgjegjësi dhe pse e kanë lejuar mos zbatimin e kontratës dhe ka sjell një ndërmarrje një situatë që t’i humb 30 milionë euro. Po mund të thuhet se kontrata ka qenë gabim. A ka qenë e mirë, a s’ka qenë e mirë, ajo temë tjetër. Arbitrazhi e ka dënuar sepse nuk është përmbush kontrata. Janë udhëheqësit e atij institucioni dhe drejtuesit e qeverisë. Në kushte normale një ministër, dhe bordi, dhe një drejtor jep dorëheqje kur ia humb 30 milionë euro shtetit.

Lajmi.net: Keni qenë Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Si i vlerësoni punët që janë duke u bërë tash në rrugë?

Fatmir Limaj:  Përveç autostradës nuk kam parë. Kemi pasur disa rehabilitime të mira që i kemi bërë. Duhet të bëhemi real, 90 për qind e infrastrukturës ka qenë e përfunduar, ka ndonjë përmirësim. Dhe 90 për qind të atyre rrugëve janë kryer kur kemi qenë ne. Sa i përket autostradës së Shkupit ka mund të jepet me koncesion. Ka pasur fizibilitet që autostrada në drejtim të Shkupit, të paktën deri në hyrje të Kaçanikut ka mundur të bëhet me koncesion. Të paktën sipas matjeve që janë bërë, janë plotësuar kriteret që të bëhet me koncesion. Ajo që mund të them për rrugën e Shkupit, është projekt i jashtëzakonshëm që është bërë në kohën sa kam qenë ministër, shpresoj që nuk do ta ndryshojnë. Është një projekt superprofesional i bërë nga firmat projektuese më të mëdha në botë, është bërë deri në detaje, edhe me cent sa kushton.

Lajmi.net: Ku do ta pritni ndërrimin e moteve?

Fatmir Limaj: Zakonisht e pres në shtëpi. Ndodhë ndonjëherë që dal me miq, por për këtë vit s’kam planifikuar. Ditën e parë në shtëpi, e ditën e dyte me miqtë e mi, por edhe familjar.

Lajmi.net: Sa orë gjumë i bënë?

Fatmir Limaj: 4 orë, 5. 6 orë më së shumti.

Lajmi.net: A del në Gërmi?

Fatmir Limaj: Rrall, sepse jam tërë ditën në terren.

Lajmi.net: A të pengon ajri i ndotur në Prishtinë?

Fatmir Limaj: S’më bie shumë të dal në Prishtinë.

Lajmi.net: A është punuar diçka në Prishtinë?

Fatmir Limaj: Po është punuar, duhet të jemi real, janë bërë disa ndryshime. Autobusët janë një lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës. Por mungon guximi, sidomos te biznesi. Shikoni çka ndodhë te ne, pa vendime të guximshme nuk zhvillohet vendi, me marr asi vendime të bëjnë të korruptuar. Por duhet me marr koston, ai që e merr drejtimin politikë duhet ta bart edhe koston e akuzës. Vendin duhet quar përpara. Na nuk jemi të korruptuar, e kur rri e s’bën kurrgjë hiq, asnjë projekt se hap, asnjë punë se çelë, asnjë projekt të madh nuk i jep shtyrje, kur s’bën asgjë, për çka me të akuzu. Gjithmonë akuzohet ai që punon, e ai që s’bën gjë, thuhet hajt lere se gjynah. S’po flas për Prishtinën, po flas për mentalitetin tonë në përgjithësi. Kështu që këtu duhet drejtues që marrin vendime të guximshme, që hapin perspektiv dhe punë edhe me koston e akuza, siç më ka ndodhur edhe mua. Por unë ndihna krenar që 1 mijë e 400 kilometra rrugë sa kam qenë ministër ia kam bërë këtij vendi. Që i ka pasur veç 1 mijë e 200 prej marshall Titos, prej 1944 e deri më 2007. Por mos t’i kisha marr këto  vendime nuk ishin bërë ato rrugë, por ka kosto, ama ka vetëm për mua, por vendi ka ecur, se sot shkon për autostradë, për qytete, koncesionimi i aeroportit. Kjo është shigjeta për mua. Ata politikanë që s’janë të gatshëm ta bartin këtë kosto  me marr vendime të guximshme, nuk i duhen qytetarëve të Kosovës. Profetët janë tjerë, edhe me qeverisë edhe me thënë se unë po dua me dal profet, nuk ka mundësi./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img