01,07,2025

Fatlind Miftari, edhe një talent premtues i muzikës nga Ferizaj

Must Read

Se Ferizaj është burim i talentëve të muzikës vazhdon të dëshmohet çdo ditë. Ditë më parë përmes këngës së ti  me videoklipin e këngës “Ti je Diamant” po e dëshmon edhe i riu Fatlind Miftari.

Kënga  “Ti je diamant” (cover) e interpretuar  nga Fatlind  Miftari, edhe pse ka pak ditë që u publikua po pritet shumë mirë nga dashamirët e muzikës.

Ky është projekti i parë i Fatlindit, i cili  u ndihmua nga  profesoresha e muzikës  dhe dirigjentja Lindirta Isufi.

Orkestrimin e këngës e ka bërë Naim Qukiqi (Pro Studio)  ndërsa për videoklipin është kujdesuar Adriatik Asllani.

Falënderoj të gjithë për përkrahjen në projektin tim të parë cover, dhe dëgjohemi së shpejti me projekte të reja.

Fatlindi me muzikë  ka filluar të merret shumë herët dhe ka ndjekur pasionin e ti, ku edhe ka ka diplomuar në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj.

Fatlindi ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në këtë projekt dhe premton se së shpejti do të dal me projekte të reja.

Ndryshe kënga origjinale  këndohet nga Ylber Aliu, këngëtar nga Shkupi i cili kohë më parë ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img