27,12,2024

Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21

Must Read

Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt kampionati individual për U21 ku ishin të paraqitur rreth 100 pjesëmarrës nga të dy kategoritë. Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe duke zbatuar masat mbrojtëse anticovid.

Në gjysmëfinalen e parë të femrave u takuan Lenë Osmani dhe Alma Mehmeti ku pas tre setave arriti ta fitoj ndeshjen Lena. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Shega Hashani dhe Bjondina Hasani ku Shega nuk lejoi befasi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat bindës 3-0.

Në finale fillimisht në dy setat e parë ndeshja ishte e baraspeshuar ku të dy lojtaret treguan kualitetin e tyre dhe e fituan nga një set, pastaj Lena ishte shumë afër fitores duke qenë në epërsi 2-1 por në fund të setit të katërt Shega arriti ta përmbys rezultatin duke e fituar setin e pastaj në setin e radhës edhe ndeshjen me rezultat final 3 me 2 duke u shpallur kështu kampione në kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku ku Fatih dukej më i disponuar për lojë dhe arriti ta mposhtë Kreshnikun me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën Blend Hajdari dhe Aulon Bivolaku ku Blendi fitoi me rezultat 3-0 edhe pse pati rezistencë nga Auloni.

Në finale Fatih Karabaxhaku e tregoi superioritetin e tij duke e mposhtur 3 me 0 Blend Hajdarin për tu shpallur kampion i këtij kampionati.

Fituesit (F):

1. Shega Hashani

2. Lene Osmani

3. Alma Mehmeti

3. Bjondina Hasani

Fituesit (M):

1. Fatih Karabaxhaku

2. Blend Hajdari

3. Aulon Bivolaku

3. Kreshnik Mahmuti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img