29,12,2024

Familjes Kodraliu nga Saraishta i vidhen 4 lopë

Must Read

Ferizaj.22.12.2017. Familjes Kodraliu nga Saraishta e Ferizajt iu vodhën katër lopë mëngjesin e djeshëm. Ata thonë se ato lopë ishin burimi i vetëm për mbajtjen e familjes. Kjo familje u shpreh e mllefosur me Policinë që, sipas tyre, nuk po bën asgjë për ta zbuluar rastin.

“Deri 12 kam nejt qut, 1 ora ka ardhë djali i ka kqyr, se lopa u kanë barsë dhe u kanë gati me u shtu, edhe te triat barsa janë dhe një mështjerrë, në ora 2 jam qu janë kanë loptë , gjysë gjashtë kur jam ardh ahri u kanë çel, deri kur ma kështu me jetu, a ju bshet boll najhere policisë tonë, e dinë hajnin e dinë, para 8 vjete ma kanë marr lopën qetu, kanë thanë hetime hetime, a kur të na bajnë rrafsh dojnë me na hetu a, unë i kam 10 anëtarë prej qetyne lopëve kena hanger e kta thojnë hetime hetime, me dasht i zanë po nuk janë tu dashtë se i kanë shokë, marri ju kofte nuk ban kështu me kanë, neve një cent nuk na e lanë, mos me pagu rrymën vinë na e kpusin, një letër me të vy pa i pagu krejt nuk ta lshojnë, me shku me ble diçka 99 cent, 1 cent nuk ta jepin, me të marrë të marrin a me të falë nuk të falë kërkush, unë nuk du me dyshu kërkan se i dinë këta ma mirë se krejt për çka janë policë”,tha e zonja e shtëpisë Emine Kodraliu.

“Policia janë ardhë, sen nuk kanë ba veç ma murrën emrin e mbiemrin, hinen në ahër kqyren, me dashtë kishin marr gishta po as nuk fotografun as sen, neve na kanë marrë në qafë, për një lopë punon tanë verën sun e fiton, me dashtë policia, me pas pernime e zbulojnë rastin, po hajt se kqyrum kqyrum thojnë, kur u kanë ktyneher i gjajshin meniherë, e tash jo, tana anët ka kamera po thojnë se unë nuk di me dashtë i kontrollojnë, pak ma herët erdha prej Policisë hin me ni derë e hin në tjetrën sen nuk thojnë, mu loptë po më vyejnë e jo hajni, se me i pas zanë vete i kisha drejtu”, tha Rrahim Kodraliu, kryefamiljar.

Ndërsa, në Policinë e Ferizajt thonë se hetimet janë duke vazhduar.

“Rasti është paraqitur dje që në një stallë janë vjedhur katër krerë lopë, vlera sipas viktimës është 5200 euro, policia ka dalë në vendin e ngjarjes është munduar të gjejë fakte dhe është kohë e shkurt, për momentin nuk kemi diçka të reja, por jemi duke i kërku kryesit e kësaj vepre, neve na vie keq për pronarin kjo që i ka ndodhur, por ne do të japim maksimumin dhe do mundohemi që sa më shpejt ta zbardhim këtë rast’’, tha zëdhënësi i Policisë Agim Gashi.

Në po të njëjtën natë, hajnat vodhën edhe një lopë tek të afërmit e familjes Kodraliu, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img