23,02,2025

Familjari i njërit prej të lënduarve në Ferizaj: Fatkeqësia e vendit është që nuk kemi një spital kundër djegieve

Must Read

Në qytetin e Ferizajt është duke u bërë grumbullimi i parave për dërgimin e dy të lënduarve në Turqi. Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i përfshiu në listë.

Njëri nga familjarët e të lënduarve në një prononcim direkt për Kanal 10 u shprehë se është fatkeqësi që Kosova nuk ka Spital të Djegieve.

“Jam i prirur të besoj megjithatë për selektim pozitiv, nuk është largu me ndonjë qëllim. Po shpresoj se ndoshta ka qenë mendim i mjekëve, nuk është ndonjë selektim në aspektin negativ, nuk dua të besoj”

“Nuk është organizmi i parë në Ferizaj, njerëzit janë treguar solidar, por fatkeqësia jonë e këtij vendi është sepse transporti i këtyre është goxha në rrezik prandaj fatkeqësia e vendit është që nuk kemi një spital kundër djegieve. Është koha e fundit që këto raste të jenë mësim për të gjithë ne, për institucionet tona”, u shprehë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img