24,02,2025

Familjarët të shqetësuar që vetëm katër të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi

Must Read

Familjarët e të lënduarve nga shpërthimi i gazit në Ferizaj janë të shqetësuar se jo të gjithë të prekurit nga ky shpërthim  do të dërgohen për shërim jashtë vendit.

Një nga këta familjarë ka thënë për Telegrafin se familjari i tij që është lënduar nga ky shpërthim ka rekomandim nga mjeku që të dërgohet për shërim jashtë vendit për çka edhe ka prezantuar një dokument.

Ai ka shprehur shqetësimin që familjari i tij të mos dërgohet për shërim në Turqi kur mjeku ka rekomanduar.

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe humanisti Labinot Tahiri ka reaguar pas njoftimit të institucioneve shtetërore se vetëm katër pacientë që kanë pësuar nga shpërthimi i gazit në Ferizaj mund të dërgohen për shërim në Turqi.

Tahiri ka thënë se nuk duhet lejuar që për shërim të dërgohen vetëm katër pacientë por sipas tij për shërim duhet të shkojnë të gjithë pacientët që janë në gjendje kome.

“Nëse ministria nuk mund ta kryej dhe ata që premtuan, mobilizohemi dhe e kryejmë punën për të gjithë ata që janë në koma. Patjetër duhet 100% shteti ta paguaj koston e jo me participua popullata sepse ata të lënduar janë taksapagues të këtij shteti”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img