22,12,2024

Familja kosovare mirëpritet në një komunë të Francës

Must Read

Një familje shqiptare, e përbërë nga prindërit dhe tre fëmijët e tyre, dy djem të moshës 4 dhe 3 vjeç dhe një vajzë e moshës 1 vit e gjysmë, u prit në Châtenois (Francë), në një apartament të mobiluar Vosgelis. Z. dhe znj. Bytyqi nga Kosova tashmë janë të vendosur në këtë komunë.

Ata arritën dhjetë ditë më parë në Francë dhe qëndruan në një kamp refugjatësh në Metz, të cilin autoritetet kanë vendosur ta mbyllin.

Integrimi i këtyre refugjatëve përfaqëson një nga objektivat e komunës. “Z. Bytyqi ka ushtruar profesionin e taksistit. Gruaja e tij ka qenë e punësuar në një supermarket. Ata flasin vetëm shqip dhe babai i familjes kupton anglisht. Prioriteti i parë do të jetë për ta dhe fëmijët e tyre të moshës shkollore të mësojnë gjuhën e vendit”, shpjegon kryetari i Komunës. Përveç strehimit të lirë, emigrantët e familjes do të përfitojnë nga kompensimi azilkërkues (ADA) me një vlerë prej 6.80 euro në ditë për të rriturit e parë dhe 3.40 euro për personat e tjerë. Në total 20.40 euro në ditë (pra 632,40 euro në muaj). Komuna bën të ditur se personat që dëshirojnë të sjellin një ndihmë për këtë familje mund të paraqiten në zyrën e bashkisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img