29,04,2024

Familja e fal gjakun e vajzës 17 vjeçare nga Kaçaniku, që vdiq në aksident (Video)

Must Read

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dy ditë më parë në Kacanik, me ç’rast ka humbur jetë 17 vjeçarja, Fjolla Trena.

Varrimi i të ndjerës është bërë sot gjatë ditës, ku familja e saj bënë edhe një gjest shumë të madh, duke i zgjatur dorën për faljen e gjakut familjes Halimi, anëtari i së cilës ishte edhe shkaktar i këtij aksidenti, shkruan Indeksonline.

Videon live e ka publikuar një faqe e Kaçanikut në Facebook, ku mund ta shihni varrimin dhe faljen e gjakut që bëhet nga këto dy familje.

Ndryshe, sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur me datën 22 maj 2015, ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjere viktima femër K-Shqiptare pësojnë lëndime trupore nga të cilat pasagjerja ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari dërgohet në emergjencën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img