Nexhat Shahini
Në seancën e parë për këtë vit, në Kuvendin komunal të Ferizajt, me propozimin e këtij kuvendi, apo të kryetar Sfarqës, si pikë e veqant e kësaj seance ishte diskutimi i borxheve të paiknasuara (borxhe të këqija) në komunën e Ferizajt, që në fakt kishte të bënte drejtpërsëdrejti me borxhin e akomuluar, i cili borxh, në këtë seancë fakturohej në adresë të organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së (SHFD, SHIL, OVL), si dhe shoqatës së të burgosurve politik në komunën tonë, e që në fakt, ky adresim i këtij borxhi është total në adres të gabuar, pasi që këto shoqata nuk ishin të kyqura në menaxhimin e këtij bordi, por individët e saj, për këtë konsideroj se faturimi është bërë gabim.
Në bazë të dokumentacionit, apo marrëveshjes së kontraktuar, e cila është lidhur ndërmjet komunës së Ferizajt dhe këtyre katër organizatave, e që është vërtetuar me vulën zyrtare të Kuvendit Komunal, që dëshmon pjesën e fajsisë dhe largimin e këtij borxhi nga këto organizata, është shumë mirë e precizuar normativa e aktivitetit, që kanë të bëjnë me marveshjen në fjalë.
Ndoshta iniciativa e kryetar Sfarqës është për t’u përshendetur, apo ndoshta ky është një truk i radhës i tij, përmes së cilës mundohet ta prezentoj përkrahjen ndaj këtyre organizatave, që kishte premtuar dikur në fushata elektorale. Nëse vërtet ky është qëllimi, atëher kryetar Sfarqa ka nxituar në deklaratat për fshirjen e borxheve ndaj këtyre shoqatave, sepse konsideroj se këto borxhe të akumuluara kanë një adresë tjetër, e në asnjë formë të faturohen në dëmë të kredibilitetit të këtyre shoqatave, të cilat në supet e tyre bartin peshën e historisë së re të vendit.
Ndoshta arsyeja e shkrimit të këtij artikuli është pikërisht mos reagimi zyrtar i këtyre organizatave, ndaj të cilave është adresuar ky borxh, që dikur në Bordin e Parkingut kishin emëruar anëtarët e saj, e kjo më bënë të vë dyshimet e mija për keq menaxhim të këtyre financave publike.
Sa për sqarim për opinionin, ky borxhë është dashur të faturohej në adres të Bordit të Parkingut të qytetit, i cili bordë është ngritur mbi përkujdesjen e zyrtarëve të kuvendit komunal, e për të cilin bord, autoriteti i vetëm mbi ata ishte kuvendi komunal, ku edhe duhej të raportonin mbi gjendjen finaciare, gjë të cilën nuk e kanë bërë.
E pajustifikueshme mbetet fakti, se ky bord ka qenë në përbërje të këtyre shoqatave, por që juridiksionin mbi këtë bord kanë pasur eksluzivisht zyrtarët komunal që janë të thirrur për këtë bord.
Mbetet e pajustifikueshme, menaxhimi i dobët i këtij bordi, i cili për gjithë kohën ka qenë i udhëhequr me rotacion, brenda anëtarëve të deleguar nga këto shoqata, në të cilin bord ka munguar përfaqësuesi komunal, sepse konsideroj se është dashur të jetë, për të ndjekur për së afërmi zhvillimet e këtij bordi.
Në një marrëveshje të lidhur ndërmjet përfaqësuesve të këtyre shoqatave dhe zyrtarëve komunal, janë të specifikuara edhe veprimtarit e punës, e mjaft mirë të cekura ndëshkimet në rast të mos përmbushjes së detyrimeve. Kjo më bënë të dyshoj e të quaj truke të politikës, neglizhenca e punës së kuvendarëve, për të intervenuar me kohë në këtë borxh, me qëllimin më të mirë për ti inkasuar ato të mira matriale që janë të paraqitura në opinion. Kryetari Sfarqa, ashtu edhe kryetari paraprak kanë hezituar në këto ndërhyrje, apo ndoshta kjo ishte loja e tyre, për t’i lënë të zhyten më shumë në borxhe këtë bordë, për të pasur argumente, për ta suspenduar këtë grup individësh, e për ta adresuar këtë borxh në shoqatat e luftës së UÇK-së e të asaj të burgosërve politik, apo ndoshta mendja më bënë të futem edhe më thellë në hetime, për të dëmtuar imazhin e këtyre organizatave para opinionit ferizajas, apo ndoshta ky është rasti më i mirë i mundëshëm i daljes në shesh të marrëveshjeve të fshehta që mund të ketë patur kryetar Sfarqa me ish-anëtarët e bordit të parkingut.
Për opinionin e gjerë për informacion, dua të njoftoj se borxhi i prezentuar në shumë prej 208.560.00€, është i egzagjeruar, sepse hapsirat dikur që shfrytëzoheshin për këtë bord, filluan të tkurrën, por që asnjëherë nuk u tkurrën edhe obligimet që kishte ky bord ndaj komunës së Ferizajt, me të gjitha kërkesat e parashtyrara, kryesishtë nga ish-anëtarët e Shoqatës së Invalidëve të Luftës. Konsideroj se këto kërkesa nuk janë marrë për shqyrtim, por në heshtje kanë vazhduar komunarët, për të ardhur në ditët e sotme me egzagjerime, të cilët, ndoshta ishin në dijeni se do të kalohet në heshtje, pa reagimet e ish-anëtareve të këtij bordi.
Dua ta potencoj, se anëtarët e këtij bordi ishin anëtarë të këtyre shoqatave (disa kryetarë të tyre), por kjo askujt nuk i jep të drejt, që për veprime individuale, barrën e peshës ta bartin të gjithë. Në çdo institucion apo organizatë, shpërblimet dhe ndëshkimet janë individuale, asnjëherë institucionale, siç po provohet të bëhet në komunën tonë. Ndoshta kjo falje e këtij borxhi, është falje individuale. Ky borgj nuk është dashur të faturohet në këto shoqata, e për të cilin borgj, kam bindje se adresa e vetme është ish-anëtarët e Bordit të Parkingut, të cilët kanë keqëpërdorur besimin e dhënë, kanë abuzuar me pronën komunale, në emër të vlerave kombëtare e luftës për çlirim.
Për opinionin ferizajas e më gjerë, në veqanti për veteranët e luftës, ky borxh nuk i përket organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, e të burgosurve politikë, por ky borxh, adresë të faljes ka ish-anëtarët e Bordit të Parkingut, të cilët kanë vepruar nën kompetencat e Kuvendit Komunal të Ferizajt, pasi që asnjëherë të vetme nuk është raportuar mbi gjendjen financiare në këto organizata, edhe atëher kur janë ngushtuar hapsirat e parkingut.
03.02.2017 Veterani i UÇK-së
Ferizaj Nexhat Shahini