23,12,2024

Faktet historike përgënjeshtrojnë Azem Vllasin për “ekzistimin e liberalizmit” në Jugosllavinë e Titos

Must Read

Shkruan Muhamet Shabani
Çfarë shteti ishte Jugosllavia e Titos në raport me shqiptarët,më së miri e sqarojnë dhe dokumentojnë këto fakte historike:
1.Administrimi ushtarak jugosllav u vendos vetëm në Kosovë dhe vise tjera shqiptare në Jugosllavi më 8.II.1945.
Pushteti që iu imponua shqiptarëve,kishte për qëllim t’u mohonte atyre sukseset e arritura gjatë luftës.
Administrimi ushtarak i dha karakter të organizuar fushatës së egër të terrorit dhe asgjësimit fizik të shqiptarëve,duke e arsyetuar atë si “luftë kundër reaksionit shqiptaromadh”
Gjatë administrimit ushtarak jugosllav, 86.000 shqiptar,u therën,u djegën për së gjalli,nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës,23.000 në Rrafshin e Dukagjinit,,27.000 në trevën e Vardarit. U bënë 22.000 bastisje dhe,200.000 të kaluar në duart e OZN-ës.
2.. Më 18 shkurt 1945,Kryesia e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë arbitrarisht,pa përfillur vullnetin e shqiptarëve
miratoi propozimin e Eduard Kardelit që”Kosova dhe Metohija ti bashkëngjiten Serbisë”.
3.Më 1-2 prill 1945 në Tivar falanga çetniko-partizane ekzekutoi 4.000 rekrut shqiptare të pa armatosur.
4.Në Goricë repartet e OZN-as në dhomat e gazit masakruan 2.000 shqiptarë.
5.Udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ajo e Republikës së Serbisë,në Sesionin e Dytë të Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Kosovës,që u mbajt në Prizren më 8-10 korrik 1945,i paraqitën vendimet e tyre të marra në Beograd për aneksimin e Kosovës nga Serbia. Në Kosovë do të vendosej për ato që ishin vendosur më parë në Forumet e Federatës e tê Serbisë.
6.Me qëllim të realizimit të Konventës jugosllavo-turke të vitit 1938,në Split më 1953 u takuan delegacionet e Turqisë dhe të Republikës Federative të Jugosllavisë,për arritjen e e Marrëveshjes Xhentëlmene që qëllim kryesor kishte largimin e shqiptareve nga trojet e tyre etnike dhe vendosja e tyre në shkretëtirat e Anadollit në Turqi.
7.Aksioni i mbledhjes së armëve nga shqiptaret në Kosove dhe disa vise tjera shqiptare në dimrin e viteve 1955-1956,pati per qëllim që përmes torturave dhe mizorive t’i nxis shqiptaret për shpërngulje. U rrahën dhe u mal tretuan më se 30.000 shqiptarë. Mbi 1.000 shqiptarë gjeten vdekjen si pasojë e torturimeve, ndërsa me mijëra të tjerë mbetën të gjymtuar për tere jeten. Gjatë viteve 1951-1966 për në Turqi u shpërngulen 400.000 mije shqiptar.
8. Në vitin 1956, në kohën e shpërnguljeve intensive të shqiptarëve në Turqi,u inskenua “Procesi gjyqësor i Prizrenit”,me të cilin u dashtë të diskualifikoheshin dhe të likuidoheshin politikisht shumë funksionarë të Kosovës dhe intelektual eminente të kombësisë shqiptare
Ky proces gjyqësor duhej të “argumentonte” se këto kuadro ishin në pozitat e irredentizmit dhe të lidhura me shërbime të huaja informative
Nëntë të akuzuar u dënuan me burgime të gjata.
Dymbëdhjetë vjet më vonë,të gjithë këta u liruan dhe u shpallen të pafajshëm,ndërsa Kuvendi i Kosovës nxori një rezolutë,e cila e shpallte atë gjykim “të montuar dhe të inskenuar”.
9. Diferenca në mes të Kosovës dhe njësive tjera federale po rritej përherë e më tepër.
Investimet në Kosovë gjate vitit 1981 janë 43% më të vogla se mesatarja e Jugosllavisë.
10.Të ardhurat për frymë në Kosovë ishin mbi gjashtë herë më të vogla sesa në Slloveni dhe pesë herë më të vogla se në Kroaci.
11.Si është e mundur që “Jugosllavia liberale” e Vllasit të vret 1000 demonstrues shqiptare sipas studiuesit amerikan Pedro Ramet .Të dënohen dhe të burgosen me mijëra të rinj shqiptare.
12.Demonstrimi i forcës në mënyrën më brutale nga policia serbe dhe ushtria jugosllave e lakuriquan iluzionin e fiksuar në vetëdijen e udhëheqjes komuniste se shqiptarët mund të jetojnë të “vëllazëruar e të bashkuar” me serbët, malazezet e maqedonasit.
Pra gatishmëria për t’u flijuar për Kosovën dhe nxjerrja haptas e të vërtetës se sllavët nuk t’i bëjmë vëllezër ishin dy elementë që u krijuan në ndërdijen shqiptare gjatë demonstratave të vitit 1981.
13.Shqiptarët kërkuan republikë brenda federatës jugosllave dhe jo republikë të pavarur. Krijimi i Republikës së Kosovës do t’u mundësonte shqiptarëve çlirimin nga juridiksioni serb.
Këto të dhëna të mirëfillta shkencore demantojnë katërçipërisht pohimet e z. Vllasi se Jugosllavia ishte shteti liberal në raport me shqiptarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img