28,12,2024

Facebook dhe Microsoft do të ndërtojnë një kabllo nën det për të lëvizur më shpejtë sasi të mëdha të dhënash

Must Read

Facebook dhe Microsoft po përpiqen të ndërtojnë një kabllo të ri nënujor i cili do të shtrihet në më shumë se 4,000 milje përmes Oqeanit Atlantik, sipas një njoftimi të ri.
Kablloja do të ndihmojë të dyja kompanitë të transferojnë më shumë të dhëna , më shpejtë midis SHBA-së dhe Evropës, duke lidhur shpërndarës në Virginian e veriut dhe Bilbao, Spanjë.
Kjo lëvizje ka si qëllim të bëjë shërbimin e Facebook dhe Microsoft të punojë më shpejtë dhe seriozisht për përdoruesit përtej detit. Kompanitë e telekomunikacionit janë zakonisht ato që ndërtojë infrastruktura të tilla masive nën-ujë, por duke qenë se nevoja e gjigandëve të teknologjisë për të dhëna rritet, ata duan të kenë më shumë kontroll mbi rrjetin tek i cili ata mbështeten. Për shembull, Google u bashkua me kompanitë telecom të Azisë dhe financuan një kabllo rrjeti nënujor prej 300 milionë dollarësh i cili lidh SHBA-në me Japoninë, në vitin 2014.
Facebook ka një mori iniciativash të tjera të ri-projektimit të infrastrukturave të telekomunikacionit, duke përfshirë teknologjinë për të bërë kullat e radiove më efecientë dhe një sistem pa kabllo për zonat e dendura urbane.
Dyshja e ka quajtur projektin e tyre MAREA, dhe ndërtimi do të fillojë në Gusht dhe do të përfundojë në Tetor 2017.
Edhe pse dy gjigandët e teknologjisë po bashkëpunojnë në këtë kabllo, ai do të operohet dhe menaxhohet nga kompania e infrastrukturës së telekomunikacionit Telxius.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img