12,11,2024

Fabrika e Ujit në Talinovc të Muhaxherëve i bartet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”

Must Read

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërkaq kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku para anëtarëve të KK-së ka prezantuar raportin financiar për periudhën janar-qershor të këtij vitit. Poashtu është diskutuar edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2023.

Me shumicë votash është aprovuar edhe Statuti unik i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e adapotuar me specifikat e kësaj qendre, ku detaje për këtë statut ka dhënë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka prezantuar edhe ndryshimet që janë bërë në Strategjinë për Zhvillimin Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2034.

U diskutuan edhe disa propozim vendime për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pjesëve te ngastrave 626-2 Z.K.Babush i Ri, propozim – vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K.Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë propozim -vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore – çerdheve, por në sallë nuk pati kuorum dhe ky diskutim u shty për ndonjë mbledhje tjetër.

Në këtë mbledhje u diskutua propozim – vendimi për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 52 të datës 30.05.2024, por edhe propozim – vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 01.Nr.33 të datës 30.04.2024.

Pika shtesë në këtë mbledhje ishte edhe propozim – vendimin për hartimin e planit zhvillimor komunal 2025-2033 të Komunës së Ferizajt , propozim – vendim emërtimi i sheshit publik “Adem Demaçi”, si dhe propozim vendim për bartjen e asetit (Fabrikës se ujit) ne Talinoc te Muhaxherve, Kompanisë Rajonale te ujësjellësit “Bifurkacioni”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img