Garës për Asamblenë Komunale të Ferizajt po i prinë Partia Demokratike e Kosovës, duke u bazuar në të dhënat e EXIT POLL të Klan Kosovës.
PDK ka marrë 32.7 % të votave ndërsa LDK-ja 30.2% në Ferizaj.
Vetëvendosja ka mbledhë 22.9%, AAK 8.3%, NISMA 2.3%.
Partitë tjera kanë mbledhur 3.5% të votave.
Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla.
Kujtojmë se kjo komunë sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës do të shkojë në balotazh.
Në këtë komunë do të garojnë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.