07,07,2025

“Evening Standard”: Në Shtator vizitoni Bjeshkët shqiptare

Must Read

Krishtlindjet janë larg, ndërsa sezoni veror dalëngadalë mbaron, që do të thotë se çmimet janë më të lira për fluturime dhe akomodime.

Kështu nis një shkrim të përditshmes britanike “Evening Standard” e cila u jep disa këshilla lexuesve të saj, për 10 vendet të cilat duhen vizituar në shtator.

Në vendin e parë, britanikët rendisin Bjeshkët e Namuna në Shqipëri. “Standard Evening” shkruan se ato janë bërë një destinacion shumë i frekuentueshëm vitet e fundit dhe kjo vetëm për një arsye: Peizazhi është jashtëzakonisht mahnitës.

Shkoni atje në Shtator për motin e ngrohtë dhe udhëtoni për 5 orë mes Valbonës dhe Thethit përpara se t’i drejtoheni Rivierës shqiptare, – sugjeron e përditshmja britanike.

Më pas renditet Mynihu në Gjermani, duke pasur parasysh festën e birrës që organizohet atje. Të tjera destinacione renditen Maroku për ndërtesat blu dhe Siçilia në Itali për ecje përgjatë bregdetit, Buenos Aires në Argjentinë, ku ndërthuret arkitektura franceze me atë italiane, lokalitetin Vis në Kroaci, liqeni Disrict në Britani, Bora Bora në Polinezinë franceze dhe Santorini në Greqi.

Dhjetëshen e vendeve që duhen vizituar në shtator e mbyll Pekini, ku ndryshe, kjo periudhë njihet si “muaji i artë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S. dhe V.H,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img