05,11,2025

Eurodeputeti gjerman thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte i vonuar

Must Read

Pas propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian të mërkurën, Zëvendëskryetari i Partisë progresive gjermane S&D në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka thënë se heqja e vizave për Kosovën është një “lajm i mirë, edhe pse i vonuar”.

Fleckenstein shprehu mbështetjen e plotë të tij për rekomandimin për heqjen e vizave, dhe tha se shumë shpejtë duhet të jepet drita e gjelbër për implementimin e këtij vendimi.

“Unë e mirëpresë dhe e mbështesë plotësisht rekomandimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës. Sot për sot, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk mund të lëvizë i lirë në Evropë. Për këtë liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm që do të forcoj ekonominë e Kosovës”, tha Fleckenstein.

Ai shprehu mbështetje dhe mirëseardhje edhe për dy vendet e tjera që fituan rekomandimin për heqjen e vizave, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të kalojë në parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave të cilët do ta marrin vendimin përfundimtar. /Insajderi.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img