19,06,2025

EURO U19: Portugalia kampione e Evropës falë fitores dramatike ndaj Italisë

Must Read

Në një finale me shumë emocione, Portugalia ka arritur të mposht Italinë me rezultat 4:3 pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 2:2.
Portugalia në këtë finale arriti të krijonte epërsinë prej 0-2, me golat e Jota dhe Trincao.
Italia me dy gola të shpejtë në minutat 75’ dhe 76’ të talentit Moise Kan, barazoi në 2:2, për të dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, Portugalia arriti të shënonte edhe dy herë të tjerë përmes Jota dhe Correria, ndërsa Italia gjeti një herë rrjetën me anë të Scamacca.
Në fund, Portugalia 4:3 Italia./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img