11,09,2025

Është mbajtur mbledhja e KPF-së, diskutohet për dhurim të mjeteve nga QKMF spitalit të Ferizajt

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka prezantuar edhe 12 pikat e rendit të ditës që ishin parapare për këtë diskutim.
Pika e cila më së shumti morri vëmendjen e anëtarëve të KPF-së ishte propozim-vendimi për dhurimin e pajisjeve mjekësore nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare për Spitalin e qytetit të Ferizajt.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Ferizaj, Besnik Berisha ka dhënë edhe arsyetimet e tij, se këto pajisje mjekësore nuk janë të nevojshme për QKMF-në, por ato më shumë i nevojiten spitalit të qytetit.
Me këtë gjë nuk janë pajtuar drejtuesit e partisë opozitare në Ferizaj, duke thënë se QKMF-në nuk ka të drejta ligjore për dhurimin e kësaj aparaturë.
Pas diskutimeve por dhe kundër, u vendos që në detaje kjo pikë të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe aty të vendoset se a do të dhurohen, apo këto pajisje mjekësore.
Në këtë mbledhje u përkrah edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik edhe të draft rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisë komunal miqësor për fëmijë.
Po ashtu në këtë mbledhje edhe disa pika të rendit të ditës për disa ngastra kadastrale si dhe raporti i punës për vitin 2017 , por edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me datën 31 maj në orën 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img