18,11,2024

Është koha të formohet parti e re nga Mërgata, për Kosovën

Must Read

Është koha që pas të gjitha Proceseve të Partive Politike në Kosovë që nga pas lufta e deri në vitin 2018 që po hyjmë gjithmonë me puq politik në vend.

Mendoj se ka ardhur koha pas të gjithë këtyre viteve të krijohet një klasë politike e re në vendin tonë. Pse e them këtë?… sepse duhet të formohet klasë e re politike nga mërgimtarët tanë për shkak se për të ardhmen e vendit duhet të ketë njerëz, figura të reja politike nga mërgimtarët tanë që kulturë politike e vendeve Evropiane që munden ta zhvillojnë Kosovën. E them ketë për shumë shkaqe sepse jeta në kurbet i ka trajtuar mirë dhe ushtruar mirë shqiptarët se si duhet të udhëhiqet vendi, mendoj se populli i Kosovës është lodhur nga të shumtat premtime me vite që janë dhënë nga politika aktuale në Kosovë.

Rinia jonë dita ditës po ikin për një jetë më të mirë sepse nuk kanë perspektivë në vendin që po jetojnë, duke parë shumë politikan brenda natës bëhen milionerë dhe për klasën e varfër as nuk ju intereson, shumica e popullatës tonë jetojnë në kushte të vështira për jetë dhe mbijetesë, por të ndalemi tek klasa politika e të shohim nuk ja din kufirin pasurisë nga ministrit e institucionet që udhëheqin.

Shumë mërgimtarë kanë njohuri për këtë fenomen duke parë se me vite jetojnë në shtetet evropiane me biznese dhe me punë poashtu nuk kanë arritur si klasa politike në Kosovë.

Është e domosdoshme që mërgimtarët tanë intelektual, biznesmen, shoqata, klube… të mblidhemi e të bashkohen ku mund t’i shprehim mendimet sugjerimet, për të sjellë në vendin tonë një klasë të re politike e cila do të punon me përkushtim dhe aftësi profesionale në ndërtimin dhe funksionimi e shtetit ligjorë në vendin tonë. Këtë mundësi e kanë të gjithë mërgimtarët vetëm se duhet vullneti dhe gatishmëria e sinqertë.

Mërgimtarët dhanë gjithmonë atë që patën mundësi dhe prapë nuk jemi të kënaqur me punën që e shohim nga shteti jonë, sa u deshtë nuk u bë kurrë kjo mundësi në shëndetësi e në shumë sektorë që i duhet shtetit. Është në të vërtetë mjerim ne nuk duhet ta gënjejmë veten dhe të jemi me fjalë si Amerika, shteti jonë as biber nuk prodhon e mos të krahasohem me shtet Evropiane që me ëndrra e llafe i’a kalojmë botës. Ka ardhur koha që të shohim realitetin në vendin tonë ku për fat të keq fitimet e shtetit janë në politikë dhe në estradën muzikore.

Prandaj bëj apel tek të gjithë profesorët, intelektualët, biznesmenët, veprimtarët, studentët etj. që të gjejmë mundësi bashkëpunimi ku mundemi me kontribuar të gjithë së bashku për një vend më të mirë.
/Shkruan: Sami Fejza

05.01.2018 Bonn

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img