26,11,2024

Është diskutuar Draft Strategjia e Turizmit në komunën e Ferizajt për periudhën kohore 2022-2026

Must Read

Këtë të hënë në sallën e Kuvendit të Komunës, Drejtoria e  Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka mbajtur një takim me të gjitha biznese e veprimtaritë hoteliere, restorantet, agjensionet turistike dhe bizneset e gastronomisë për të diskutuar për “Draft Strategjinë e  Turizmit të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2022-2026”.

Hapjen zyrtare të këtij takimi e bëri drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj,  Balton Dërguti,  i cili ka folur në mënyrë të detajuar për këtë strategji. Ai ka thënë se kjo strategji po bëhet për herë të parë në Ferizaj, por edhe me gjerë dhe sipas tij, kontribut shumë të madhe po japin edhe drejtuesit e Odës së Hotelerisë së Kosovës, por edhe drejtues të USHAF-it, po edhe të Universiteteve private në Ferizaj.

“Hartimi i kësaj strategjie ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik në Komunën e Ferizajt”, ka thënë drejtori Dërguti.

 E nga ana tjetër Hysen Sogojeva, nga Oda e Hotelerisë së Kosovës, ka thënë se asnjë komunë në nivel vendi, nuk ka filluar të bëjë një strategji të formatit që është duke bërë komuna e Ferizajt, me ç’rast ka përgëzuar këta të fundit për punën e madhe që janë duke e bërë në hartimin e kësaj strategjie.

Të pranishmit në këtë takim i ka përshëndetur edhe Aferdita Hoxha , nga Oda e Hotelerisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt si dhe Aziz Rexhepi nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në fund është bërë edhe prezantimi Draft Strategjisë së Turizmit për periudhën kohore 2022-2026.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img