Ferizaj.11.04.2017. Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka inspektuar edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi më bashkëpunëtoret e tij.
Ky projekt nga drejtuesit e qeverisë lokale të Ferizajt, u vlerësua si tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj rrugë, sepse sipas tyre është rrugë e cila lidhet me dy magjistralet Ferizaj-Gjilan, dhe magjistralen, Prishtinë-Shkup.
“Sot po përfundojmë projektin e rrugës “Musa Arifi”, projekt dy vjeçare, ku vitin e kaluar ka përfunduar shtresa e parë e asfaltit, ndërkaq sot po gjejmë edhe shtresën e dytë. Në këtë rrugë është punuar, ujësjellësi, kanalizimi, trotuaret dhe ndriçimi publik”, ka thënë drejtori Ilazi.
E nga ana tjetër banorët e kësaj rrugë, thanë se kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme. Ata u shprehen tejet të lumtur se tashmë është rregulluar infrastruktura në mënyrën më të mirë të mundshme.
U bë e ditur se gjatësia e rrugës “Musa Arifi”, është mbi 500 metra, ndërsa ka gjatësi me rreth 6 metra.