Ermira Topalli dhe Leutrim Rexhepi, të dy të Auto Klubit Ferizaj kanë fituar në konkurrencat përkatëse në garën që u zhvillua në disiplinën e auto sllallomit, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.
Në një organizim shumë të mirë të AK Vjosa dhe Federatës së Auto Sportit të Kosovës, gara e sotme ka pasur rrjedhë shumë të mirë dhe ka përfunduar pas asnjë problem.
Ermira Topalli ka dëshmuar edhe njëherë se është garuese mjaft e mirë dhe me vozitje të shpejtë e atraktive ka pasur kohën më të mirë prej 02:17.412 minuta.
“Gara ka qenë mjaft interesante, konkurrenca shumë e fortë dhe organizimi shumë i mirë. Unë tashmë e kam bërë edhe një përvojë të konsiderueshme, prandaj kam qenë e vetëdijshme se do të jetë garë e fortë. Gjithsesi jam e kënaqur me fitoren dhe shpresoj të kem sukses edhe në garat e ardhshme”, ka thënë Topalli pas garës.
Rivalitet edhe më i madh u tregua në konkurrencën e meshkujve, kur Leutrim Rexhepi doli i pari kohën 01.58.632 minuta, vetëm 00.761 të qindtat më shpejt se Lëndrim Dogani.
“Normalisht që e kemi ditur se do të jetë garë me rivalitet të madh. Nuk kam qenë i preokupuar shumë me rezultatin, kam vozitur i qetë dhe në fund ia dola të jem fitues i garës. Është me rëndësi që asnjëri nga garuesit nuk ka pasur probleme”, ka thënë Rexhepi.
I pranishëm në garë ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, i cili edhe e dha sinjalin në start për nisjen e garës.
Femrat
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 02:26.627
2.Afërdita Ruva (Citroën C3 – Eurogoma RT) +07.437
Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1)
1.Besa Gashi (Golf 5 – Eurogoma RT) 02:23.327
2.Dorentina Qerimi (Peugeot – Eurogoma RT) +06.852
3.Sevdije Mehmeti (Toyota – Eurogoma RT) +08.410
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 02:17.412
2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) +06.777
3.Qerime Rexhepi (Golf 5 – Eurogoma RT) +08.601
Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi)
1.Brunilda Tafili (BMW – Eurogoma RT) 02:29.376
2.Iliriana Mujota (BMW – Vjosa) +04.734
3.Albana Rexha ( – Ferizaj) +08.053
Promo
1.Maja Milosevska (Opel Astra – N.Karev) 02:19.673
2.Sanja Hristova (BMW – N. Karev) +14.699
Plasmani i përgjithshëm:
1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 02:17.412
2.Maja Milosevska (Opel Astra – N.Karev) +02.261
3.Besa Gashi (Golf 5 – Eurogoma RT) +05.915
Plasmani ekipor:
1.Eurogoma RT 55 pikë
2.Ferizaj 42
3.Vjosa 23
Meshkujt:
Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Leutrim Shasivari (Polo – Vjosa) 02:21.275
2.Diellon Kelmendi (Golf 7 – Vjosa) +09.753
3.Elion Muharemi (Polo – Vjosa) +18.283
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:02.093
2.Endrit Reshani (Audi A4 – Vjosa) +03.835
3.Jeton Ramadani (Nissan Patrol – Vjosa) +19.234
Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:11.704
2.Altrin Sylejmani (BMW – Prishtina RT) +02.062
3.Ardrit Namligjiu (Opel Corsa – Prishtina RT) +07.846
Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) 02:02.275
Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3)
1.Lëndrim Dogani (Peugeot – Prizreni D&G) 01:59.393
2.Hysen Iseni (Peugeot – Ferizaj ) +10.139
Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Rexhepi (Golf 3 – Ferizaj) 01.58.632
2.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +01.004
3.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) +03.102
Promo
1.Antonio Ivanov (Citroën – Stevanovski) 02:05.476
Plasmani i përgjithshëm:
1.Leutrim Rexhepi (Golf 3 – Ferizaj) 01.58.632
2.Lëndrim Dogani (Peugeot – Prizreni D&G) +00.761
3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +01.004
Plasmani ekipor:
1.Prishtina RT 55 pikë
2.Vjosa 50
3.Ferizaj 35.5