26,12,2024

Ergon Hyseni, i riu që po bënë emër në muzikën e filmit

Must Read

I riu  Ergon Hyseni i cili   kohë më parë kur filloi të merret  edhe me kompozime  nuk kishte pritur që aq shpejtë  do të hyj në rrjedhat e showbizit.

Hyseni  një viti e gjysmë më parë kishte filluar të merret me kompozimin e muzikës për film. Po gjatë kësaj kohe  Ergon Hyseni  nuk është më emër i panjohur për krijuesit e filmave dhe dramës në Kosovë.

Ai brenda kësaj kohe arriti një sukses që do të ishte i lakmueshëm për shumë krijues e sidomos duke pas parasysh moshën e tij të re.

Gjatë kësaj kohe ai bëri muzikën për 5 filma të metrazhit të shkurtër, muzikën e një  filmi të metrazhit të gjatë, muzikën për  dy shfaqje teatrale, muzikën për një festival filmi.

Hyseni tani është duke punuar në projektin e një seriali televiziv (192) ku tani më ka bërë muzikën për 15 episode dhe  është duke punuar për episodet e tjerë.

“Në të gjitha këto projekte që kamë punuar muzikën ishin prodhim vendor. Njëherit falënderoi shumë të gjithë ata të cilët më ofruan mundësi bashkëpunimi e për të cilët nuk ishte  problem mosha  e re, por përkundrazi më kanë inkurajuar që të krijoi” thotë Ergon Hyseni.

Hyseni thotë se është  në bisedime edhe për projekte të tjera të cilat beson se së shpejti do ti realizoi.

Pas premierës së shfaqjes “Fool for love” në regji të Kastriot Saqipit, muzika origjinale e punuar nga Ergon Hyseni

Ergon Hyseni  dhe producenti i serialit 192 gjate bisedimeve për muzikën autoriale të serialit
14628254_10202064314365207_1780038648_n-2

 Fotografia e serialit ku shkruan se muzika është  punuar nga Ergon Hyseni

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img