25,01,2026

Erdogan takohet me kryeministren e Britanisë

Must Read

Kryeministrja May e cila ka mbërritur në aeroportin Esenboğa të Ankarasë në orën 11.05 me orën lokale, vizitoi monumentin Anitkabir.

Ajo vendosi kurorë lulesh në mauzoleun e Ataturkut, ku la shënim e saj Librin e Veçantë të Anitkabir-it.

May me pas kaloi në rezidencën presidenciale për të takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Presidenti Erdoğan, priti kryeministren May në pallatin presidencial, raporton Anadolu Agency.

Ndërsa më pas May do të pritet me një ceremoni zyrtare në rezidencën Çankaya nga kryeministri turk Binalı Yıldırım, ku pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ajo do të marrë pjesë edhe në darkën që do të shtrohet për nder të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img