21,12,2024

Erdogan: Do të ndodhë ajo që thotë populli, do të bëhet ajo që thotë Allahu

Must Read

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Simpoziumin ‘Sistemi Presidencial’ organizuar nga ana e Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).

“Çështja është ndërtimi i një sistemi të ri udhëheqjeje shumë më të fuqishëm, shumë më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të arritur objektivat tona duke marrë parasysh edhe ato që kemi kaluar në të shkuarën. Garancia më e madhe e sistemit presidencial është fakti se është më demokratik. Në këtë sistem është e pamundur që një njeri që nuk mirë-njihet dhe respektohet nga më shumë se gjysma e popullit të udhëheqë vendin. Asnjë udhëheqës dhe president që është i detyruar ti japë llogari popullit dhe vullnetit kombëtar nuk ka asnjë mundësi për të devijuar në gabime. Nëse ju braktisni rrugën që jua tregon populli, menjëherë zbriteni nga detyra nga populli. Kështu që unë them se ata që janë kundër sistemit në të vërtetë janë mosbesues ndaj popullit jo atij që do të zgjidhet presidentit, pra kjo është çështja” tha presidenti Erdoan.

“Ju (ata që janë kundër sistemit) e keni hallin tek Erdogani. Tajip Erdoan nuk është i përhershëm, ai është njeri. A ka ndonjë garanci që unë do jetoj deri në 16 prill? Prandaj këtu ne përpiqemi për sistemin. Kjo është një kauzë sistemi. Çfarë do të ndodhë pas Erdoganit? Do të ndodhë ajo që thotë populli, do të bëhet ajo që thotë Allahu?” tha Presidenti Erdoan./TRT

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img