28,12,2024

Enveristët kërkojmë qeveri të shpëtimit publik

Must Read

I kundërshtojmë me forcë zhvillimet politike në vend, të cilat për bindjen tonë, me pa përgjegjësin e tyre ekstreme po sillen ndaj sovranitetit të vendit dhe qetësisë publike, njësoj si të ishin forca pushtuese. Përmes kësaj konference protestuese, duke e parë si të pamundur themelimin e institucioneve nga forcat politike që dolën të parat në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Në emër të LPSH-së duke e pasur të qartë se i nominuari për kryeministër, sipas zhvillimeve në mes partnerëve potencial për ta bërë qeverinë, e ka gati të pa mundur për ta kapë kreun e ekzekutivit kosovarë, atëherë i bëjmë apel presidentit të vendit dhe kryeministrit në detyrë që ta procedoj në parlamentin e ri buxhetin e shtetit për vitin 2020 sepse mos miratimi i buxhetit në kohën e duhur, vendin do ta kthejë në pozitën e viteve ‘90-ta, ku jo vetëm që nuk do të kishte paga por edhe çdo gjë tjetër do të kthehej në kaos dhe do të dilte jashtë përdorimit.

E në qoftë se parlamenti refuzon ta aprovoj buxhetin atëherë i kërkojmë presidentit të inicioj formimin e një qeverie të shpëtimit publik. Për ne enveristët përbën poshtërim ekstrem, arrogancë të çmendur dhe kontrabandim të fëlliqur të interesit të qytetarëve të Kosovës veprimtaria e forcave politike të vendit të cilat i fituan zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 në Kosovë dhe për shkak të egove personale nuk e bëjnë dot qeverinë në rrethanat kur vendi është buzë gremine.

Përderisa forcat politike që qeverisën deri më tani në Kosovë iu dashtën vite e dekada për tu demoduar. Institucionet qeverisëse në ardhje u deklasuan si të dështuara akoma pa e marr pushtetin.

Sllogani të erdhi dita Kosovë i deklaruar gjatë zgjedhjeve u shoqërua me realitetin të mbuloi errësira dhe kaosi pas zgjedhjeve Kosovë. Opozita e djeshme që u bë pozitë e sotshme, në të kaluarën e ka bombarduar opinionin me kritika kundër institucioneve paraprake për shkak të koncesioneve dhe kontrabandimit që ia kanë bërë vendit si në raport me Malin e Zi, Serbinë e deri edhe me Rusinë. Por ata sot duhet t’ju shpjegojnë qytetarëve se pse nga mosmarrëveshja në mes tyre dhe kontrabandimi I pushtetit serbëve – vra sëssve të shqiptarëve me aq lehtësi nga një ministri të detyruar nga kushtetuta u premtuan tu bënin 2 të tilla. Do të ishte mirë t’iu shpjegojnë qytetarëve se a po i bie kjo që Vuçiqi do ti udhëheqë dy ministri në qeverinë e ardhshme Kurti-Mustafa. Derisa në vitet ’80 ta shqiptarët nëpër Serbi I bënin ato punë, të cilat nuk pranonin ti bënin serbët për vendin e tyre, sot shqiptarët duhet hedh torbat në krahror dhe të bredhin nëpër Evropë sepse politika zyrtare në Kosovë atyre nuk u siguron punë e në anën tjetër serbëve nga një ministri të detyruar ia dhurojnë dy e ndoshta më shumë ministri për të punësuar sa më tepër serbë në territorin e Kosovës.

Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img