11,09,2025

Enver Hoti: VV po bën thirrje për fuqizim të PDK-së!

Must Read

enver-hoti

 

Pas deklaratave të asamblistit të Vetëvendosjes, Ylli Hoxha i cili tha se kushdo që e voton AAK-në e Nismën, e voton indirekt PDK-në, ka reaguar deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se kjo thirrje e VV-së është për ta fuqizuar PDK-në.

Shënimi i plotë:

NDODH EDHE KJO, VETËVENDOSJE THËRRET PËR FUQIZIM TË PDK-së

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes Ylli Hoxha përmes një postimi në facebook u ka bërë thirrje votuesve të AAK dhe Nisma që ta votojnë Partinë Demokratikë të Kosovës.

Përderisa në njërën anë ë akuzojnë AAK-në dhe Nismën për koketim më PDK-në, Vetëvendosje hapur del në shërbim të PDK-së.

Do ta kuptoja sikur të kërkonin ta votonin VV, mirëpo thirrja për ta votuar PDK-në shpalos hapur koalicionin PDK-Vetëvendosje.

Prandaj i bëjmë thirrje Vetëvendosjen të tregojë hapur së çfarë marrëveshje parazgjedhore ka bërë me PDK-në.

Me respekt,

Enver Hoti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img