19,12,2024

Enver Haliti i bashkohet LVV-së

Must Read

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Enver Haliti, i cili deri në seancën e fundit të këtij Kuvendit ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.
Haliti tha se ka vendosur t’i bashkohet këtij subjekti politik, pasi konsideron që Vetëvendosje është alternativa e vetme për Kosovën, si dhe e vetmja parti e cila një ndër shtyllat e programit të saj e ka sundimin e ligjin.

“Unë kam vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti që do ta çoj vendin përpara, do ta bëj ndryshimin në Kosovë dhe për këtë arsye kam zgjedh VV-në për shkak se konsideroj se është e vetmja alternativë që i duhet Kosovës dhe më së shumti Kosova këtë kohë ka nevojë për sundim të ligjit dhe siç dihet Vetëvendosje një nga shtyllat kryesore të programit të saj e ka sundimin e ligjit, asnjëherë Kosova nuk ka pasur nevojë më shumë se sa sot për sundim të ligjit dhe këtë mund ta bëj vetëm nëse Qeverinë e Kosovës e udhëheq LVV me të nominuarin e saj Albin Kurtin’’, tha Haliti.

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, tha se ardhja e Enverit në VV dëshmon se ky subjekt po mbedh njerëz të cilët janë të gatshëm të sakrifikohen për të mirën e Republikës së Kosovës.

“Ardhja e Enverit dhe shumë njerëzve si Enveri në Lëvizjen Vetëvendosje po dëshmon se LVV është strumbullari i transformimit politik dhe të qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe si i tillë i mbledh rreth vetës të gjithë ata njerëz të cilët e kanë dëshmuar se janë të gatshëm të sakrifikojnë për një republikë sovrane dhe të sakrifikojnë për një republikë që garanton mirëqenie për qytetarët”, tha Ymeri.

Pas përfundimit të konferencës për media ku u bë publik aderimi i Enver Halitit në Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik Visar Ymeri, vizitoi fabrikën e pjesëve të makinave që është në pronësi të Halitit, ku nga aty tha se fabrika të tilla do të përkrahen edhe në ngritje të cilësisë edhe në përgatitjen e fuqisë punëtore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img