Luis Enrique është prezantuar si përzgjedhës i Spanjës.
Ai ka premtuar më të mirën nën drejtimin e Kombëtares Iberike, përcjellë “Lajmi.net”.
“Të falënderoj president, ty dhe kryesinë e federatës për besimin. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Spanjës, sepse kam qenë me fat të jem shumë vite në këtë kombëtare. Jam shumë i ngazëllyer për ta përmbushur këtë sfidë. Këtu jemi për të pushtuar kompeticionin e ardhshëm të rëndësishëm, në pak vite”, deklaroi Enrique.
“Ju me të drejtë mund të pyesni se çfarë mund të sjellë Luis Enrique për ekipin. Ne do t’i analizojnë gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe të njohim punën e Lopetegui dhe Fernando Hierro. E vlerësoj atë që kam marrë prej tyre, por futbolli është në vazhdueshmëri dhe evolucion. Ne do të kërkojmë një ide, që po zhvillohet. Sergio Ramos si kapiten dhe De Gea në portë? Sot është dita e prezantimit tim, ne do t’i trajtojmë rastet individuale kur të udhëheq grumbullimin e parë”.
“Ndryshimi gjeneratave? Nuk do të ketë revolucion, por një evolucion. Do të ketë njerëz, të cilëve do t’u japim besim. Shakrkimi i Lopetegui? Eshtë një gjë që i takon të kaluarës dhe unë nuk mendoj se kam për të komentuar asgjë. E shikoj botën me optimizëm dhe e kaluara i përket së kaluarës. Situata me Piqué? Është një çështje tjetër, sepse ai tashmë ka njoftuar se do të largohet nga ekipi kombëtar. Do të doja t’i kisha të gjithë, edhe pse duhet ta respektojmë ndjenjën e secilit lojtar”, shtoi ai. /Lajmi.net/
Must Read