21,03,2025

Engji publikon një foto të nipit

Must Read

Ditë më parë bëri bujë në medie lajmi se reja e këngëtares Shyhrete Behluli, lindi fëmijën e parë.

Edhe pse ajo dhe bashkëshorti i saj Kushtrimi janë shumë të përfolur në medie, ata kanë vendosur që fëmijën mos ta ekspozojnë në publik.

Pasi Learta e kreu lindjen në Dortmund të Gjermanisë, atje edhe po qëndrojnë për një kohë dhe familja kanë filluar t’i vizitojnë pas lindjes së djalit, të cilin e pagëzuan me emrin Matin, shkruan lajmi.net. Pas Shyhretes, është Engjëllusha ajo e cila ka shkuar për vizitë tek nipi i vogël, duke ndarë një foto nga karroca e Matinit në rrjete sociale.

Si të gjithë familja, edhe Engji e ka shkrepur foton nga lartë në të cilën duket se vogëlushin e kanë nxjerrë për shëtitje. /GazetaExpress/..

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img