11,01,2026

Enes Goga flet për Lavdrim Muhaxherin dhe ISIS-in (Video)

Must Read

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Pejë, hoxhë Enes Goga i ka quajtur mizorë Lavdrim Muhaxherin dhe shokët e tij.

Në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, Goga ka thënë se Muhaxherin dhe mësuesin e tij Zekirja Qazimi nuk ka pasur rastin t’i njohë më parë.

“Për herë të parë i kam parë në media si gjithë të tjerët. Për Zekirja Qazimin nuk më takon të flas, sepse janë organet kompetente që merren më këtë çështje”, ka thënë Goga.

Kryeimami Enes Goga për ISIS-in ka thënë se është një organizatë terroriste famëkeqe.

“Po u bëjë thirrje që të gjithë jemi të kujdesshëm me fëmijët dhe rininë tonë që të mos e lejojmë që në asnjë formë të mos manipulohen, të mos indoktrinohen, madje është obligim fetar, që nëse ne e dimë që ndokush ka filluar të indoktrinohet me këto bindje të gabuara, atëherë bashkëpunimi ynë me organet kompetente është obligativ” është shprehur Goga për TV Dukagjinin. /Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yidmxZ-HQ_Y&w=100&h=281]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=m_Cyf4LZXIE&w=100&h=281]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img