Nëse një pjesë e madhe e njerëzve në Serbi shohin nga e ardhmja dhe nuk jetojnë më makthit e së shkuarës, ka ende njerëz me probleme të thella në tru dhe që zakonisht e zbrazin dufin në stadiume, aty ku sidomos dy ekipet e mëdha të Beogradit, Partizani e Crvena Zvezda kanë grupime të frikshme ultrasish, sepse në to gjejnë strehë kriminelë, ekstremistë, fashistë e çdo person që kërkon mbrojtje kur kërkon të shfaqë lirisht anën e vet të errët.
Tani këta personazhe qesharake kanë menduar edhe një mënyrë të re për të thënë “Kosova është Serbi”. Ultrasit e Crvena Zvezdas shpalosën një flamur gjigant të martën në ndeshjen e Champions League kundër Spartaks Jurmalas, ku shkruhej “10,908 km²” & “Asnjë metër më pak!”.
Shifra është territori i Kosovës, ndërsa ideja e re e ekstremistëve serbë vjen nga fakti se kështu shpresojnë të shmangin dënimet nga UEFA, që në këtë mënyrë nuk kupton për çfarë bëhet fjalë, ose do të bëjë sikur nuk kupton gjë.