22,12,2025

Emocionuese: Celina rrëfen fëmijërinë e vështirë

Must Read

21-vjeçari ka dalë nga akademia e Mançester Sitit dhe nuk ka arritur të tregojë shumë për këtë skuadër pasi nuk ka marrë edhe minutat e mjaftueshme.
Dy sezonet e fundi ai ka luajtur në formë huazimi të skuadrat e Ipsuiç dhe Tuente.
Ndërkohë kosovari ka folur edhe për “WalesOnline” duke rrëfyer momentet e largimit nga Kosova dhe peripecitë që ka kaluar për të ardhur këtu ku është sot.
““Ka qenë për shkak të sigurisë sonë, nuk më kujtohet sepse isha shumë i vogël. Ishte kohë e vështirë, por ishte gjë e mirë që shkuam në Norvegji. Nëna ime kishte familjen atje dhe për këtë arsye shkuam në atë vend, por do të mund të ishte kudo tjetër, pasi njerëzit përfunduan në vende të ndryshme”.
“Nuk është diçka që kam qejf të flas, por kanë qenë kohë të vështira. Ke gjithçka dhe më pas nuk ke asgjë. Prindërit e mi duhej të nisnin jetë të re, pasi ata humbën gjithçka. Nga letrat, në shkolla, në punë. Ishim emigrantë në një shtet tjetër”.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img