14,11,2024

Emigrantët shqiptarë konvertohen në shtetas polakë për të hyrë në Angli

Must Read

Emigrantët ilegalë shqiptarë dhe ukrainas paguajnë 2500 Pound për kontrabandistët që të hyjnë në shtetin ishullor.

Me këto para, emigrantët blejnë dokumente false polake. Pasi paguajnë tarifën për kontrabandistët, shqiptarët dhe ukrainasit strehohen në motele në Poloni në pritje të daljes së dokumenteve të tyre të reja të falsifikuara, shkruan Syri.net.

Pasi pajisen me dokumentacionin me shtetësi polake, emigrantët transportohen nga kontrabandistët në aeroporte të ndryshme në Poloni apo në vende të tjera që janë brenda zonës së Shengenit, prej nga më pas fluturojnë për në Britani të Madhe.

Bandat kriminale funksionojnë në mënyrë tepër të sofistikuar, pasi i trajnojnë emigrantët ilegalë si të sillen dhe si t’u përgjigjen pyetjeve të inspektorëve kufitarë në mënyrë që të mos ekspozohen. Pasi mbërrijnë në destinacionin përfundimtar në Britani të Madhe, emigrantët shqiptarë dërgojnë dokumentet e tyre përsëri në Poloni për klientët e ardhshëm.

Qëkur Polonia u bë anëtare e BE-së në vitin 2004, pothuajse 1 milionë polakë kanë mbërritur në Britani në kuadër të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img