26,11,2024

“Emerald” hotel dhuron donacion për QKMF-në në Ferizaj

Must Read

Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Ferizaj, të premten ka përfituar edhe një donacion të ri, por kësaj radhe nga “Emerlad hotel”.

Në këtë kontingjent përfshihen mbulesa, çarçafë, këllëfë jastëkësh dhe rroba të banjës për nevojat e pacientëve në QKMF, në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal dhe në Qendrën Integruese të pacientëve me sëmundje mendore.

Në pranimin e këtij donacioni ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dr. Burim Karameta me ç’rast ka falënderuar pronarin e këtij hoteli Ibrahim Bucaliun për donacionin e dhuruar.

“Nga ky kontingjent do t’i mbulojmë tri institucione shumë të nevojshëm për qytetin e Ferizajt, ku meritën kryesore për pranimin e këtij donaconi dhe për lobimin në pranimin e donacioneve të tjera është drejtoresha dr. Ibadete Bucaliu”, ka thënë drejtori Karameta.

Nga ana tjetër edhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Ibadete Bucaliu, ka falënderuar drejtuesit e hotelit, duke theksuar se QKMF në Ferizaj, ka pasur nevoja të shumta për këtë donacion.

Zeqir Zharjani, punëtor i hotelit “Emerald” u shpreh se bashkëpunimi me QKMF – në do të vazhdojë më tutje dhe donacione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

16427471_1422824734419012_6440714828264818280_n 16473012_1422824767752342_7394520579635027173_n 16508222_1422824687752350_4240075567102526930_n 16473915_1422824721085680_2644595783178208616_n 16387439_1422824694419016_4091214644349713696_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img