Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në studion e lajmeve në Fax News ka dhënë më shumë detaje lidhur me përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Sipas Olldashit versioni i policisë së ngjarja ka ndodhur për motive banale është i dyshimtë pasi është gjuajtur nga të dy grupet dhe se të rinjtë ishin në pritje të përplasjes. Olldashi foli dhe për komandon Merviol Bilo, ku u shpreh se në rast se do të ishte një truprojë i licensuar atëherë nuk do të ishte e nevojshme që të arratisej nga vendngjarja.
Gazetari tha më tej se brenda lokalit është qëlluar me tre armë ose katër, prandaj është vënë në arrest dhe Ervis Martinaj dhe miku i tij që u plagosën. Olldashi tha më tej se një nga ministrat që e frekuentonte më shpesh lokalin është ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Po ashtu Olldashi ka treguar dhe për rolin e këngëtares Elvana Gjata që sipas tij ishte larguar nga lokali pak minuta përpara se të ndodhte përplasja me armë. Ai tregon se per shkak të procedurave në rast se ajo nuk do të paraqitej vetë përpara policisë do të shpallej në kërkim njësoj si i dashuri i saj, edhe pse ky i fundit mund edhe të mos ketë gjuajtur me armë. Fakti që ai është larguar nga vendi i ngjarjes i shton edhe më shumë dyshimet.
Gazetari tha:
Ervin Mataj ka qenë pjesë e ngjarjes së ndodhur, vërtet është një bizmesmen që nuk ka precedentë po fakti që ai është larguar nga aty shton dyshimet. Dihen dy pistoleta, ajo qe ka përdorur Fabiol Gaxha, dhe ajo që ka përdorur Marviol Bilo, nuk dihet ende se kush ka qëlluar me armën e tretë, apo të katërt, pasi janë gjetur 11 gëzhoja. Edhe nëse do të ishte larguar Elvana Gjata do të ishte shpallur në kërkim. Deklaratat e këngëtares nuk kanë lidhje me thelbin e ngjarjes.
Mënyra sesi ka precipituar ngjarja është shumë agresive që të mund të nxirren të dhëna nga këngëtarja. Këngëtarja ka qenë më herët në lokal, dhe është larguar para vrasjes nga vendngjarja. Ervis Martinaj vërtet nuk mund të ketë qenë i armatosur, po duhet të provohen se kush ka pasur armët e tjera që janë qëlluar, prandaj dhe është arrestuar nga Policia.”
Më tej Olldashi shtoi: