18,11,2024

Elmi Reçica tregon se çka do të ndodhë me deklaratën për vizat

Must Read

Partitë pozitë dhe opozitë vazhdojnë të kenë dallime të mëdha për sa i përket demarkacionit. Madje as deklarata për liberalizimin e vizave e propozuar nga Komisioni për Punë të Jashtme nuk po i bën bashkë dy taborët. Kryetari i këtij Komisioni, Elmi Reçica kërkon nga partitë opozitare qe të jenë me fleksibile për sa i përket kësaj çështje.

Reçica në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se tani për tani nuk dihet se kur Kryesia e Kuvendit do ta rikthej në Kuvend draft deklaratën për vizat e cila do t’i adresohej Brukselit e ku do të kërkohej qe demarkacioni të mos jetë pengesë për Malin e Zi.

“Si grup Parlamentar dhe si Komision kemi bërë përpjekjet maksimale qe ajo të votohet dhe sa me shpejt dhe grupe të deputetëve nga të gjitha partitë politike dhe me përbërje shume etnike të nisen drejt qendrave të vendosjes në Bruksel për t’i lutur qe Kosovës t’i njihet liberalizimi i vizave.  Se kur do të rikthhet kjo në seancë nuk mund ta them më saktësi. Kjo varët tani prej Kryesisë se a do ta rikthejnë në Kuvend. Do të ishte mirë qe të  arrihet harmonizimi i tekstit, sepse ka vullnet dhe dëshire dhe gatishmëri prej pozitës qe të harmonizohet kjo deklaratë”, ka thënë Reçica.

Tutje, zëvendësshefi i grupit Parlamentar të PDK-së, thotë se përkrahja e kësaj deklarate nga ana e grupeve parlamentare opozitare nuk nënkupton edhe ndryshimin e qëndrimeve për çështjen e demarkacionit.

“Deklarata të cilën e kemi propozuar ne thuhet se saktësisht qëndrimet e partive rreth demarkacionit mbesin të pandryshuara dhe ne mendojmë se opozita do të duhej të jetë me fleksibile në këtë aspekt. Në nuk e perjudikojmë demarkacionin me Malin e Zi as propozimin, i cili ka ardhur në formë projektligji nga qeveria, mirëpo ne kërkojmë qe ajo të shmanget për momentin dhe ne të jemi garantues se do ta diskutojmë dhe do të jemi të gatshëm të bisedojmë qetë shtruar me debate parlamentare dhe forma demokratike për ta zgjidhur çështjen e demarkacionin”, ka shtuar Reçica.

Ideja për të dërguar një deklaratë të tillë në Bruksel ka dalur pas takimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me Komisionin për Punë të Jashtme. Fillimisht deklarata është diskutuar në këtë komision, por qe nuk është arritur pajtueshmëria mes anëtarëve të Komisionit. Edhe në seancën e fundit është diskutuar në këtë çështje, por pozitë e opozite kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket tekstit të kësaj deklarate. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img