03,05,2024

Elmi Reçica: PDK do t’i fitojë zgjedhjet, nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti

Must Read

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka thënë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme kurdo që mbahen ato dhe se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

“PDK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd, nuk ka kufizime siç nuk ka pasur asnjëherë. Por PDK-ja od të del fituese në zgjedhje dhe pastaj do t’i zgjedhë partnerët në bazë të programit”, ka thënë Reçica për lajmi.net.

Ndërsa, duke komentuar deklarimet e disa subjekteve politike për vijat e kuqe me partitë në pushtet, Reçica ka thënë se nuk është në rregull që partitë që nuk e kanë të sigurt hyrjen në Kuvend të flasin për vija të kuqe.

“Besoj që nuk është në rregull që partitë që nuk dihet as nëse do të jenë në Kuvend mandatin e ardhshëm të flasin për vija të kuqe. Një kriter do të duhej të ishte që cilado parti politike që vepron dhe funksionon në Kosovë ta njeh Kushtetutën dhe simbolet shtetërore”, ka shtuar Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img