01,02,2026

Elmi Reçica falënderon qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet nacionale

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e dhënë në zgjedhjet e fundit nacionale.
Në mesazhin e tij drejtuar publikut, deputeti Reçica ka theksuar se besimi i qytetarëve përbën një përgjegjësi të madhe dhe një obligim moral për ta ushtruar mandatin me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë.
“Ju jam mirënjohës dhe falënderues për besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë, duke më besuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Do të jem gjithmonë zëri juaj dhe në shërbim të interesit qytetar,” ka deklaruar ai.
Në fund të mesazhit, deputeti Reçica ka shprehur falënderimin e tij të sinqertë, duke ritheksuar angazhimin për të përfaqësuar denjësisht qytetarët dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e institucioneve demokratike të vendit.
Faleminderit nga zemra!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img