18,11,2024

Elmi Reçica: Bisedimet filluan me presidentin Rugova, do të përfundojnë me presidentin Thaçi

Must Read

Elmi Reçica, deputet nga radhët e PDK-së në emisioni DPT të T7 ka deklaruar se bisedimet me Serbinë janë çështje nacionale dhe çështje shtetërore të cilat duhet të udhëhiqen nga një ekip më i fuqishëm i mundshëm .
“Në kuadër të kësaj edhe në vendet me një traditë më të gjatë shtetërore në situata të tilla shkohet me ekip kombëtarë, ekip shtetërorë, dhe të gjithë ata të cilët e duan vendin dhe ja duan të mirën vendit bëhen bashkë për ta prezantuar forcën, dijen dhe diplomacinë që e kanë brenda shtetit. Në kuadër të kësaj bisedimet me Serbinë janë çështje shumë e veçantë. Përmbyllja e këtyre bisedimeve është çështje që ndikon jo vetëm në Kosovë dhe në Serbi po edhe në regjion. është çështje e cila relakson raportet brenda regjionit” ka thënë Reçica
Reçica ka përmendur edhe proceset në Maqedoni rreth zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë, anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, hapat e Shqipëris drejt integrimeve evropiane edhe Serbia duhet të jetë pjesë e proceseve të cilat e shtendosin gjendjen dhe e shtendosin situatën.

“Tani të kërkohet që ekipi i Kosovës mos të jetë i përfaqësuar në ekipin e parë për bisedime me Serbinë nuk mendoj që i bënë mirë këtij vendi dhe nuk mendoj që do të jemi ata që duhet të jemi në prezantimin e fuqisë sonë politike dhe shtetërore” ka thënë Reçica.
Reçica ka thënë se edhe bisedimet për pavarësi kanë filluar me një ekip të unitetit ku PDK edhe pse ka qenë në opozitë e ka pranuar rolin dhe përgjegjësinë prandaj duhet edhe të përfundoj në të njëjtën mënyrë.

“Një pjesë e realitetit të krijuar tani është rezultat i atij ekipi që ka funksionuar mirë të cilin e ka udhëhequr ish presidenti Ibrahim Rugova ku pjesë e ekipit ishin edhe pozita edhe opozita. Konform kësaj kemi arritur edhe te pavarësia. Prandaj edha tani duhet të vazhdoj ky proces. Pavarësisht se a e duam apo jo Presidenti është kategori kushtetuese i cili në raporte ndërkombëtare dhe në bisedime të ndjeshme për shtetin ti prijë ai. Ndërsa pjesa tjetër, platforma, patjetër duhet të votohet në Kuvend. Edhe ekipi i cili duhet të formohet patjetër duhet të aprovohet në Kuvend dhe duhet të jenë të përfaqësuara të gjitha partitë politike e të cilat duhet të jenë të përfaqësuara në ekipin e parë dhe më të fuqishëm. Pra ekipi që do të bisedojë me Serbinë duhet të jetë ekipi më i fuqishëm i mundshëm” ka thënë Reçica.

Reçica ka thënë se Hashim Thaci është ai i cili duhet të udhëheqë bisedimet pasi është i zgjedhur nga Kuvendi dhe me Kushtetutë përfaqëson unitetin e shtetit.

“Çështja e presidentit mendoj se është çështje e kryer dhe duhet të udhëheqë delegacionin pasi si kategori kushtetuese i cili është zgjedhur me 2/3 e votave të Kuvendit. Prandaj Presidenti i shtetit, kushdo qoftë ai dhe në cilin do shtet duhet ti prijë atij delegacioni ” ka thënë Reçica.

Ndërsa zërat të cilat po flasin se koalicioni qeverisës nuk është stabil Recica ka thënë se kjo gjithmonë është në traditë të opozitës të cilat çdoherë kërkojnë zgjedhje të reja. Ndërsa për votëbesim eventual të qeverisë Haradinaj, Reçica ka thënë se PDK do të përkrah qeverinë Haradinaj

“ Është e vërtete që opozita prej fillimit ka kërkuar qofte mosbesimin e qeverise, qofte zgjedhje te reja. Në demokracinë parlamentare është një parim, pozita në momentin që kalon në opozitë kërkon zgjedhje të reja.
PDK-ja e voton qeverinë Haradinaj, por cilat janë zgjidhjet që kemi nëse bie qeverisja Haradinaj. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje” tha Reçica sa i përket pyetjes se a do ta votonte PDK mosbesimin e qeverisjes se tanishme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img