07,10,2024

‘’Eli-Ab’’ bënë me shtëpi edhe dy familje

Must Read

Familja Hajdari nga Ferizaj dhe ajo Asllani nga Reçaku i Shtimes u bënë me shtëpi të reja falë humanitetit të pronarëve të  rrjetit të marketeve ‘’Eli-Ab’’ nga Ferizaj.

Drejtues të shoqatës humanitare “Feniks”, thanë se pa ndihmën e njerëzve vullnetmirë nuk do t’ia dilnin t’i gëzojnë këto familje në prag të festës së Kurban Bajramit.

“Këtu  ka investuar ‘’Eli-ab’’-i. Këto familje i ka zgjedhur vetë investitori. Ai është duke i ndërtuar 6 shtëpi së bashku me ne, sot është shtëpia e tretë ndërsa së shpejti do fillojmë edhe ndërtimin e shtëpisë së katërt, donacion i dhuruar nga kjo firmë”, tha Milaim Jashari.

Edhe familjet përfituese u shprehen mirënjohëse ndaj donatorëve duke thënë se me mjete vetanake nuk do të mundnin të ndërtonin asnjëherë shtëpi.

“Jemi katër anëtarë, jetojmë me të ardhura sociale, sot që po bëhemi me shtëpi të re, jemi shumë të gëzuar, falënderojmë ”Eli-Ab”-in, dhe shoqatën humanitare “Feniks”, tha Emin Hajdari.

“Falënderoj shoqatën ‘’Feniks’’ dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e shtëpisë. Po ndihem shumë mirë, unë jetoj vetëm me djalë, pasi që burri më është mbytur në masakrën e Reçakut dhe nuk kam pasur mundësi që të ndërtoj shtëpi”, tha Kumrije Asllani.

Drejtues të “Feniks”-it bënë të ditur se së shpejti do të përfundoj edhe shtëpia e 15 në fshatin Zllatarë. Ata pretendojnë që këtë vit ta mbyllin ciklin e ndërtimeve të shtëpive solidare me 190 shtëpi, që nga fillimi i funksionimit të kësaj shoqate, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img